Lajmet

Ja përse Flickr do të fshijë miliona fotografi

Publikuar , 05 Nëntor 2018
0
Kompania thotë se vetëm 3% e përdoruesve kanë mëse 1,000 foto të ruajtura. Flickr ka qenë një opsion joshës sidomos për ata blogerët të cilët ruanin fotot jashtë faqes së tyre. Ja përse Flickr do të fshijë miliona fotografi

Flickr do të fshijë miliona fotografi nga internet ndërsa pronarët e rinj të kompanisë duan të ulin kostot pas blerjes nga Yahoo në fillim të vitit.

Përdoruesit pa pagesë së shërbimit mund të ruajnë vetëm 1,000 foto dhe video dhe çdo përmbajtje përtej këtij limiti do të fshihet pas Shkurtit të vitit të ardhshëm.

Ky limit konsiderohet i rëndë kur kujtojmë se përdoruesit kishin 1TB hapësirë deri përpara se të bëhej publik vendimi.

Me këtë hapësirë ata mund të ruanin deri në 500,000 foto.

Kompania thotë se vetëm 3% e përdoruesve kanë mëse 1,000 foto të ruajtura. Flickr ka qenë një opsion joshës sidomos për ata blogerët të cilët ruanin fotot jashtë faqes së tyre.

Përpara se limiti prej 1TB të ofrohej në 2013-ën, llogaritë falas të Flickr kishin mundësi të ngarkonin 200 foto publike dhe mund të ngarkonin pa limit foto private.

Yahoo rriti kapacitetin në 1TB në përpjekje për të rritur numrin e përdoruesve. Gjatë këtij viti Flickr u ble nga kompania SmugMug dhe që atëherë shërbimi është fokusuar tek abonimet me pagesë për të gjenerur të ardhura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CIA: Huawei financohet nga inteligjenca Kineze

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>