Biznes

Ja plani i Mozilla për një internet pa reklama

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Një bashkëpunim mes Mozilla dhe Scroll është mëse kuptimplotë për shkak të qëndrimi të krijuesit të Firefox ndaj reklamave ku jo pak herë është përpjekur ti bllokojë. Ja plani i Mozilla për një internet pa reklama

Scroll është një shërbim lajmesh me pagesë i cili premton leximin e të gjitha uebsajteve të preferuara të lajmeve pa reklama në këmbim të një pagese mujore.

Shërbimi ka tërhequr disa media të mëdha si Buzzfeed, Gizmodo Media Group dhe Vox Media si dhe në fillim të muajit bleu aplikacionin Nuzzel.

Këtë javë kompania lajmëroi një tjetër bashkëpunim të madh me Mozilla për të testuar disa prej ideve të Scroll në Firefox.

Detajet e sakta të marrëveshjes nuk dihen por Scroll thotë se janë vetëm në hapat e parë të partneritetit. Një numër i vogël përdoruesish do të ftohen për të testuar shërbimin në Firefox.

Një bashkëpunim mes Mozilla dhe Scroll është mëse kuptimplotë për shkak të qëndrimi të krijuesit të Firefox ndaj reklamave ku jo pak herë është përpjekur ti bllokojë.

Scroll ende nuk ka bërë të ditur se kur do të lançojë shërbimin por kompania ka filluar të përgatitet për këtë moment. Më 7 Shkurt në një postim në blog kompania bleu Nuzzel, një rrjet social të kuruar me premtimin se do të hiqte reklamat edhe nga ky i fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Privatizimi i Telekomit, në 'kohë të gabuar'

Lajmet e fundit>