Blog

Ja projekti i bazuar në blockchain që mund të identifikojë videot “deep fake”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Programi quhet Amber Athenticate dhe funksionon në sfond kur një pajisje regjistron video. Ja projekti i bazuar në blockchain që mund të identifikojë videot “deep fake”

Videot janë shndërruar në një mjet shumë të rëndësishëm për agjencitë ligjzbatuese nga kamerat e sigurisë tek kamerat e trupit, e një smartfoni apo çfarëdo burimi tjetër.

Një kombinim i teknologjisë së manipulimit të videove quajtur “deepfake” së bashku me probleme të tjera siguri kanë vënë në dyshim integritetin e videove.

Një projekt i ri mendon se ka zgjidhjen me anë të autentikimit kriptografik. Programi quhet Amber Authenticate dhe funksionon në sfond kur një pajisje regjistron video.

Platforma gjeneron gjatë intervaleve të paracaktuara “hash-e” kriptografike të cilat regjistrohen në një blockchain publik. Nëse të njëjtën video e vendosni në algoritëm, ai do të gjejë nëse ka ndryshuar diçka në të dhënat e videos ose audios duke ekspozuar manipulimin.

Përdoruesit duhet të vendosni vetë intervalet gjatë të cilëve krijohen “hashet”. Për shembull krijimi i intervaleve 30 sekondëshe në kamerën e trupit të një polici mund të bëjë që detaje të shpëtojnë. Vendosja e intervaleve sekondëshe për një kamër mbikëqyrëse të një biznesi të vogël do të ishte e tepruar.

“Zakonisht gjurmimi është gjithnjë një hap prapa. Me qasjen tonë videoja krahasohet në kohë reale dhe çdo gjë është publikisht e verifikueshme,” thotë CEO i Amber Shamir Allibhai.

Një mjet si Amber do të ishte i domosdoshëm për aktivistët e të drejtave të njeriut, avokatët e fjalës së lirë apo për agjencitë ligjzbatuese.

Por edhe qeveritë mund të kenë interes për mjetet në fjalë. Amber do të prezantohet edhe për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare. Ato kanë shprehur interes për zgjidhje të tilla.

Amber është ndërtuar mbi platformën popullore të blockchain Ethereum dhe ofron një platformë online për të gjithë që duan të shohin cilat pjesë të videoklipeve kanë hashe dhe ti krahasojnë origjinalet me të rremet.

LEXO EDHE:  Operacioni i një firme Izraelite për të fshehur teknologjinë e përgjimit të smartfonëve

Ideja është që prodhuesit e produkteve CCTV dhe kamerave të trupit të licencojnë Amber Authenticate dhe ta përdorin në pajisjet e tyre.

Pavarësisht nëse do të jetë Amber Authenticate apo një zgjidhje tjetër, policia sot ka më shumë nevojë se kurrë më parë për një mjet të tillë. /PCWorld Albanian

Tags >

Deepfake
Lajmet e fundit>