Analiza

Ja pse Apple ka vendosur të mos publikojë numrin e iPhone të shitur

Publikuar , 05 Nëntor 2018
0
Por pse? Kur shitjet e telefonëve u ngadalësuan për shkak të mbingopjes së tregut dhe progresit të ngadaltë teknologjik, Apple vendosi të hyjë më thellë në segmentin e produkteve premium. Ja pse Apple ka vendosur të mos publikojë numrin e iPhone të shitur

Gjatë tre mujorit të tretë financiar, Apple dha një lajm surprizë duke lënë në dyshime analistët.

Kompania nuk do të ofrojë më detaje të shitjeve për asnjë prej produkteve. Vitet e fundit analistët dhe investitorët janë fokusuar tek numri i produkteve që kompania ka shitur, veçanërisht ato të iPhone, por Apple beson se kjo shifër nuk përfaqëson realisht potencialin e produkteve të reja.

Por pse? Kur shitjet e telefonëve u ngadalësuan për shkak të mbingopjes së tregut dhe progresit të ngadaltë teknologjik, Apple vendosi të hyjë më thellë në segmentin e produkteve premium.

Kostoja mesatare e një iPhone u rrit ndjeshëm duke ndikuar edhe në të ardhurat e këtij biznesi.

Por ndërsa të ardhurat u rritën, shitje e iPhone kanë ngelur në vend në dy vitet e fundit. Dhe kjo mbase është arsyeja pse Apple ka vendosur të mos publikojë më shifrat e shitjeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ZTE është kompania e radhës që sjell një telefon 5G

Lajmet e fundit>