Ja se si

Ja pse dhe si të krijoni një “System Restore Point” në Windows 7

Publikuar , 04 Tetor 2011
0
Ja pse dhe si të krijoni një “System Restore Point” në Windows 7

Nëse gjatë kryerjes së ndonjë ndryshimi në kompjuter ecuria nuk shkon mirë, ose nëse keni provuar ndonjë theme dhe nuk iu pëlqen, atëherë me ndihmën e pikës për rikthim të sistemit në gjendjen e kaluar ndryshimet e kryera largohen. Ky proces i krijimit të një pike për kthim është mjaft i thjeshtë dhe, për ta mësuar ecurinë e krijimit të një pike të këtillë, ju mjafton t’i përcillni hapat e  poshtëshënuar.

Si ta krijoni pikën për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme në Windows 7

1.      1. Klikoni në butonin Start dhe në shiritin për kërkim shkruani create restore dhe pastaj klikoni në Create a restore point.

2.      2. Në dritaren System Properties klikoni Create.

3.      3. Jepjani një emër pikës tuaj (për shembull Kompjuteri) dhe klikoni Create

4.      4. Prisni derisa Windows krijon një pikë të rikthimit të sistemit për ju. Në fund do të ju paraqitet porosia “The restore point was created successfully.” (“Pika për rikthim ishte krijuar me sukses”).

Tani ju e keni krijuar pikën për rikthim. Është me rëndësi të dihet që kjo ecuri duhet të kryhet përpara se të bëhet ndonjë ndryshim për të cilin nuk jemi të sigurtë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Lajmet e fundit>