Analiza

Ja pse marrëveshja e blerjes së Nokias nga Microsoft-i mund të shtyhet me 6 muaj

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Ja pse marrëveshja e blerjes së Nokias nga Microsoft-i mund të shtyhet me 6 muaj

ballmerelop-100160755-galleryNjë prej njësive të Nokia-s në Indi, ku janë të punësuar 8000 punëtorë, mund të bëhet shkaktare për mosrealizimin e shitjes prej 7.17 miliardë $ në gjashtë muajt në vijim. Sipas Wall Strët Journal, fabrika është aktualisht nën një kontroll auditimi që po zhvillohet nga qeveria indiane. Derisa të aprovohen të gjitha raportet e gjeneruara, shitja nuk mund të realizohet. Fakti që Nokia është një kompani shumëkombëshë e vështirëson procesin e shitjes sepse si në këtë rast, mund të bëhen pengesa shtetet në të cilat ajo operon.

Fabrika e Nokia-s në Chennai, në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, mbetet subjekt i negociatave me autoritetet të cilët e kanë bllokuar momentalisht që kompania të bëhet pjesë e Microsoft-it. Qeveria indiane beson se Nokia nuk i ka paguar të gjitha taksat që i detyrohet shtetit, të cilat mund të arrijnë edhe shifra miliarda dollarëshe, sipas Journal.

Konkretisht, qeveria do që Nokia të paguajë 3.4 miliardë $ për “borxhe të së ardhmes” plus kostot shtesë që i takojnë vetë qeverisë së Tamil Nadut. Nga ana tjetër, vetë Nokia është shprehur se do ta kundërshtojë këtë kërkesë.

Marrëveshja e shitjes tek Microsoft-i, e cila u bë publike për herë të parë në muajin shtator të vitit të kaluar, vlen 7.17 miliardë $. Faktikisht, shitja do të realizohet në euro për një shumë prej 5.44 miliardë që me kursin e këmbimit të ditëve të fundit shkon në 7.49 miliardë $. Microsoft ka rënë dakort të paguajë edhe 1.65 miliardë € shtesë për patentat e Nokia-s, plus 1.5 miliardë € të tjera në pagesa të ndryshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Avengers: Endgame thyen të gjitha rekordet me shitje 1.2 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>