Harduer

Ja pse ora inteligjente që dëshironi të blini duhet të jetë Apple Watch

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Qershor 2019
0
Ndërsa sistemi operativ Google Wear dhe ai Samsung Tizen vazhdojnë të zgjerohen në mbarë botën, orët inteligjente Android shitet mirë vetëm në Kinë. Ja pse ora inteligjente që dëshironi të blini duhet të jetë Apple Watch

Nëse po kërkoni të blini një orë inteligjente, virtualisht keni me qindra opsione por shanset që të zgjidhni një Appl Watch janë të larta.

Orat e fundit e Apple ka thyer konkurrencën në tregun e orëve inteligjente dhe do të vazhdojë ta bëjë sipas parashikimeve të IDC.

Ndërsa sistemi operativ Google Wear dhe ai Samsung Tizen vazhdojnë të zgjerohen në mbarë botën, orët inteligjente Android shitet mirë vetëm në Kinë.

Konkurrentët më të afërt të Apple i ndan një marxhinë e lartë me orën e gjigantit të iPhone.

IDC parashikon që Apple të ruajë 25.9% të tregut deri më 2023. Edhe pse këto parashikime nuk janë gjë tjetër vetëm se “profeci”, të dhënat e IDC dhe Gartner përputhen me realitetin e sotëm.

1 në 3 orë të shitura sot janë Apple Watch sipas Counterpoint Research. afro 35.8% e orëve të shitura në tre mujorin e parë të 2019-ës ishin orë të Apple.

Fossil, kompania e cila prodhon numrin më të lartë të orëve me Google Wear OS, kishte vetëm 2.5% të tregut në tre mujorin e parë të 2019-ës.

Ka shumë arsye pse njerëzit zgjedhin Apple Watch si përshtatshmëria me smartfonin e tyre dhe një gamë e gjerë aplikacionesh të disponueshme. Shumë orë inteligjente Android nuk kanë GPS ose LTE. Megjithatë situata do të ndryshojë ndërsa Google bleu teknologjinë e Fossil për 40 milionë dollarë. Ora e pritur e Google, Pixel, mund ti japë Apple më në fund një konkurrencë serioze. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ndryshon politikat e reklamimit për abortin

Lajmet e fundit>