Lajmet

Ja rregullimet që do të sjellë versioni 8.50 i Fortnite

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Prill 2019
0
Epics Games është vendosur nën kritika të shumta së fundi për ndryshime e fundit të aplikuara në Fortnite Battle Royale. Ja rregullimet që do të sjellë versioni 8.50 i Fortnite

Problemet dhe keqfunksionimet e Fortnite Battle Royale dhe me kualifikimet e Kupës së Botës që do të vijojë deri në Korrik, lojtarët prej kohësh presin një përditësim.

Epics Games është vendosur nën kritika të shumta së fundi për ndryshime e fundit të aplikuara në Fortnite Battle Royale. Dhe Epic nuk ka marrë asnjë masë për ti adresuar ndërsa lojtarët kërkojnë ndryshimin.

Megjithatë këto janë ndryshimet e tjera jo të kërkuara nga përdoruesit që janë planifikuar me v8.50 të Fortnite.

Audio fantazmë

Në rrjetin social Reddit Fortnite u ka kërkuar lojtarëve të paraqesin ankesat e tyre për ndonjë keqfunksionim dhe një prej më të raportuarave ishte audioja fantazmë.

Që nga versioni 8.30 i Fortnite lojtarët raportojnë se kanë dëgjuar ndërrime armësh kur askush nuk ishte pranë tyre. Epic do të adresojë problemin me versionin 8.50 që do të debutojë më 23 ose 24 Prill.

Vendosja e kurtheve

Lojtarët kanë raportuar se disa kurtheve vendosen në mesin fushës dhe jo në murin që përzgjedhin. Armitë mund të shmangin kurhtin e madje nganjëherë ti kalojnë pranë pa u aktivizuar fare. Problemi do të zgjidhet me v8.50.

Marrja e armëve

Me versionin 8.50 po vinë ndryshime sesi armët merren. Sipas Fortnite armët mund të merren pasi të jetë lëshuar butoni “Use” në vend të prekjes së parë.

Megjithatë ne presim më shumë ndryshime me versionin 8.50 të Fortnite i cili do të mbërrijë në dy ditët e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fortnite në iOS gjeneron 300 milionë dollarë të ardhura

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>