Blog

Ja sa do të reduktohen tarifat roaming me vendet e Ballkanit pas 1 Korrikut

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. Ja sa do të reduktohen tarifat roaming me vendet e Ballkanit pas 1 Korrikut

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) njofton se nga 1 korriku çmimet e telefonatave përgjatë tërë Ballkanit Perëndimor kanë filluar të reduktohen. Tashmë qytetarët Shqiptarë do të paguajnë më pak kur kryejnë telefonata, dërgojnë SMS dhe shfletojnë në internet në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perendimor si Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Sipas RCC-së çmimet do të bijnë deri në 99% për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Në Bosnje çmimi për minutë të thirrjeve dalëse telefonike do të 0.14 euro, për SMS 0.05 euro dhe për MB 0.13 euro.

Në Kosovë thirrjet dalëse kushtojnë 0.15 euro, thirrjet hyrëse 0.0.4 euro, SMS 0.04 euro dhe MB 0.04 euro. Në Malin e Zi thirrjet dalëse kushtojnë 0.09 euro, thirrjet hyrëse 0.04 euro, SMS 0.04 euro dhe MB 0.03 euro.

Për ata që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut çmimet janë 0.08 euro për thirrjet dalëse për minutë, 0.05 euro thirrjet hyrëse, 0.04 euro SMS dhe 0.03 euro MB.

Në Serbi thirrjet dalëse kushtojnë 0.9 euro, thirrjet hyrëse 0.05 euro, SMS 0.03 euro dhe MB 0.03 euro. Në grafikun e paraqitur më lart shfaqen edhe çmimet e para datës 30 Qershor ndërsa për Shqipërinë RCC nuk ka ende shifra.

Përpara datës 1 Korrik, çmimet më të larta kanë qenë të operatorëve kosovarë me 1.75 euro për minutë thirrjet dalëse, për thirrjet hyrëse 0.50 euro, për SMS 0.30 euro, kurse çmimi për internet 2 euro për MB.

Në Samitin e dytë Dixhital përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

LEXO EDHE:  AKEP dhe ARKEP fillojne punën për zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për heqjen e roaming-ut

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>