Lajmet

Ja sa e lehtë është të aksesosh fjalëkalimet e ruajtura në Google Chrome

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Ja sa e lehtë është të aksesosh fjalëkalimet e ruajtura në Google Chrome

Përdoruesit e Internetit shqetësohen vazhdimisht në lidhje me rreziqet ndaj sigurisë së përdorimit të sistemit operativ Android të krijuar nga Google, por rrallë hasen ankesat në lidhje me problemet e sigurisë që burojnë nga përdorimi i shfletuesit Chrome.

Chrome jo vetëm që paraqet fjalëkalimet e ruajtura në tekst të qartë, por për më tepër lejon këdo që të ketë akses të plotë ndaj tyre.

Është e vërtetë që fjalëkalimet ruhen edhe në shfletuesit e tjerë, por jo kushdo mund t’i shohë ato.

Rreziku është i lartë pasi bëhet fjalë për aksesimin e fjalëkalimeve të emaileve, Facebook-ut, Twitter-it, llogarive etj… Secili prej tyre mund të sigurohet me lehtësi nga kushdo.

Mjaftojnë vetëm disa hapa të thjeshtë për të kryer këtë veprim. Fillimisht klikon tek Settings tek menuja në të djathtë të shfletuesit dhe në fund të dritares që hapet drejtohesh tek Show advanced settings. Tek menuja Passwords & Forms klikohet Manage saved Passwords dhe aty mund të klikohet në fushën që ndodhet pranë çdo fjalëkalimi, në fund klikohet Show dhe kaq mjafton për të mësuar çdo fjalëkalim.

Kjo përbën një dobësi për shfletuesin Chrome. Nuk duhet të jetë kaq e lehtë që të sigurosh fjalëkalimet e ruajtura pasi njerëzit në përgjithësi nuk janë në dijeni të këtij opsioni dhe shpesh përfundojnë me fjalëkalime të vjedhura. Do të ishte mirë që Google të merrte më tepër masa për të siguruar këtë informacion kaq sensitiv. (PCWorld Albanian)

password google chrom

LEXO EDHE:  Google do të prezantojë dy Pixelbook në Tetor

Lajmet e fundit>