Blog

Ja sa milionë u vodhën në kriptomonedha gjatë 2018

Publikuar , 29 Janar 2019
0
Vjedhjet surprizuan shumë vëzhgues të cilët nuk e prisnin diçka të tillë nga një vit ku monedhat kriptografike ranë ndjeshëm. Ja sa milionë u vodhën në kriptomonedha gjatë 2018

Kriptomonedhat e vjedhura nga bursat dhe investitorët u shtuan me 400% në 2018-ën për të arritur në 1.7 miliardë dollarë sipas një raporti të CipherTrace.

Nga 1.7 miliardët, 950 milionë dollarë u vodhën nga bursat e kriptomonedhave dhe portofolët. Në 2017-ën ishin vjedhur vetëm 266 milion dollarë prej tyre.

Koreja dhe Japonia ishin vendet me numrin më të lartë të bursave të vjedhura ose 58% gjatë 2018-ës.

Vjedhjet surprizuan shumë vëzhgues të cilët nuk e prisnin diçka të tillë nga një vit ku kriptomonedhat ranë ndjeshëm.

Në Janar të 2019-ës vlera e 1,600 monedhave dixhitale të kombinuara ishte 112 miliardë dollarë, ose 80% më pak.

Gjithashtu gjatë 2018-ës 725 milion dollarë u vodhën prej investitorëve dhe përdoruesve të bursave.

Nga mashtrimet u vodhën vetëm 56 milion dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple do të investojë kampusin e dytë në SHBA me vlerë 1 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>