Analiza

Ja se çfarë ndodh nëse iPhone-ët e rinj bien nga dora

Publikuar , 22 Shtator 2013
0
Ja se çfarë ndodh nëse iPhone-ët e rinj bien nga dora

iPhone5S_trioiPhone 5C dhe 5S dolën zyrtarisht në shitje në Mbretërinë e Bashkuar ditën e premte në orën 8 të mengjesit.

5 minuta më vonë, disa prej tyre ranë në tokë dhe u dëmtuan, vetëm për të parë se si do të dilnin në testin e rënies nga dora.

Disa prej pjesëtarëve të kompanisë SquareTrade pritën në rradhë për të blerë smartfonin dhe më pas dolën jashtë me telefonët e rinj për të parë se sa mirë do t’i mbijetonin testit. Gjithçka u realizua falë pajisjes së posaçme, të quajtur “Phone Terminator”. Lartësia nga toka ishte 1.83 m.

Rezultati? Realisht, ia dolën mjaft mirë. iPhone 5S u dëmtua vetëm pak, ndërsa 5C më shumë, veçanërisht pranë kamerës dhe u vunë re edhe disa gërvishtje në ekran.

Të dy telefonët vazhdonin të punonin pas rënies dhe nuk u vu re asnjë dëmtim që mund të ishte shkaktuar nga rënia në funksionalitetin e apo përdorueshmërinë e tyre.

Gjatë fundjavës, SquareTrade po planifikon të kryejë disa teste të tjera rënieje, përfshi edhe një test që përfshin zhytjen e telefonëve në ujë. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”8Y8M-fOhiZk”]

LEXO EDHE:  Pas gjashtë vitesh pritje Apple sjell modelet e reja Mac Pro dhe kushtojnë një pasuri

Lajmet e fundit>