Analiza

Ja se cili klient i e-maileve ishte më i popullarizuari gjatë 2013-ës (Infografik)

Publikuar , 20 Janar 2014
0
Ja se cili klient i e-maileve ishte më i popullarizuari gjatë 2013-ës (Infografik)

email-client-share-feat-840x420A është befasi që pothuajse gjysma e të gjithë e-mail-eve lexohen në një pajisje mobile? Sipas hulumtimit nga Litmus,

26 për qind e të gjithë e-mail-eve ishin hapur në një iPhone. Leximi i tyre në desktop ka pësuar rënie me 4 për qind në vitin 2013 (nga 33 për qind në 29 për qind). Lista e klientëve më të popullarizuar për desktop kryesohej nga Outlook me 14 për qind, i ndjekur nga pas nga Apple Mail me 8 për qind.

Leximi në ueb përgjatë vitit ka pësuar një rënie prej 5 për qind, duke marrë vetëm 20 për qind të tregut. Më poshtë mund të shikoni infografikun me informacione në lidhje me klientët e e-mail-eve më të popullarizuar gjatë vitit 2013. (PCWorld Albanian)

email-client-share

LEXO EDHE:  OKB thotë se 4.1 miliardë njerëz janë të lidhur në internet

Lajmet e fundit>