Ja se si

Ja se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve gjatë kohës në timon

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Ja se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve gjatë kohës në timon

Texting-While-Driving.jpgAdministrata kombëtare e sigurisë në autostrada në SHBA ka filluar të përpiqet t’i sensibilizojë njerëzit pak më ndryshe se herët e tjera duke qenë më pak të butë në spotet publicitare. Këtë muaj është përgatitur një spot publicitar i cili tregon se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve gjatë kohës në timon.

Spoti është vetëm 30 sekonda dhe përfshin një pjesë skene nga realiteti i përditshëm. Disa adoleshente janë në makinë duke qeshur e duke biseduar. Shoferja merr një mesazh në celular, shikon telefonin dhe teksa bëhet gati për të kthyer përgjigje, duke pasur shikimin poshtë, nuk arrin të verë re një tabelë që thotë ‘STOP’. Disa metra më poshtë, pasi është duke vazhduar ecjen, goditet në anë nga një kamion.

Këto sekonda përsëriten edhe me slow motion. Menjëherë pas skenës, në spot shfaqet një polic i cili thotë se, askujt nuk i pëlqen kur ndalohet nga policia. “Por, nëse do ta kisha parë që po shkruante teksa i jepte makinës, do t’i kisha dhënë një gjobë që mbase do t’i kishte shpëtuar jetën.”

Vetëm në SHBA, gjatë vitit 2012, kanë vdekur 3328 persona nga përplasjet që janë shkaktuar për shkak të humbjes së vëmendjes. Ndërkohë, 421 000 janë plagosur nga përplasjet me motorë për shkak të mungesës së vëmendjes. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”S_-6EoNhitg”]

LEXO EDHE:  Facebook vazhdon të rritet

Tags >

ja se si
Lajmet e fundit>