Lajmet

Ja se sa shumë gjëra mund të bëni me klikimin e butonit të mesit në mouse

Publikuar , 29 Prill 2014
0
Ja se sa shumë gjëra mund të bëni me klikimin e butonit të mesit në mouse

drlirgdt0h7ocudxyu0tShumica e njerëzve dinë vetëm një përdorim të butonit të mesit në mouse: përdorimin e tij si ashensor për të zbritur apo për t’u ngjitur në ekran kur në një faqe ka përmbajtje me vëllim të madh. Por, butoni i mesit të mouse-it mund të bëjë shumë më tepër se kaq. Ja disa përdorime që shumë pak veta i njohin.

Në shfletues: Firefox, Chrome apo Internet Explorer

* Mbyllni një tab duke klikuar me butonin e mesit

* Hapni një link në një tab të ri duke klikuar me butonin e mesit. Kjo gjë vlen edhe me butonat e kthimit prapa ose para.

* Hapni gjithë faqet e preferuara (bookmarks) të një folderi me një klikim të vetëm duke klikuar në folder me butonin e mesit

* Aktivizoni ashensorin automatik duke klikuar me butonin e mesit në një uebfaqe

* Ngjisni (paste) një tekst në Firefox duke klikuar me butonin e mesit, duke aktivizuar opsionin middlemouse.paste në about:config

Në Windows

* Hapni një instancë të re apo një dritare të një programi duke klikuar me butonin e mesit në ikonën në taskbar

* Mbyllni një dritare duke e vendosur mouse-in sipër ikonës në taskbar dhe duke klikuar më pas me butonin e mesit në “thumbnail”-in që ju shfaqet

* Aktivizoni ashensorin automatik në Microsoft Office duke klikuar me butonin e mesit në një dokument. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në Android qëndroi për 5 vite i fshehur

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>