Lajmet

Ja se si do të ngjante interneti nëse do të ishte galaksi

Publikuar , 03 Gusht 2012
0
Ja se si do të ngjante interneti nëse do të ishte galaksi

Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se si lidhet gjithçka brenda internetit, ndoshta kjo skemë mund t’ju sqaroj sadopak.

Programeri rus Ruslan Ekineev ka krijuar Hartën e Internetit duke vendosur në të mbi 350 000 Ueb faqe njësoj sikur të ishin planete. Harta i klasifikon faqet në bazë të ngjashmërisë që kanë me njëra-tjetrën, duke i vendosur ato më afër me njëra-tjetrën.

Madhësia e çdo ‘planeti’ është përcaktuar nga trafiku përkatës në fund të 2011-ës dhe ngjyrat përfaqësojnë 196 vendet e origjinës. Largësia nga njëri-tjetri llogaritet në bazë të faktit se sa përdorues kalojnë nga një faqe në tjetrën.

Ekineev shprehet, “Rrjeti botëror i internetit është një fenomen i qytetërimit teknologjik dhe kompleksiteti i tij tejkalon çdo gjë tjetër që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi. Ne përballemi me një mori të gjerë të dhënash të pastrukturuara. Harta e internetit përpiqet të zbuloj disi këtë strukturë të fshehur të rrjetit si dhe të vë në pah fakte të rëndësishme që janë të pamundura të kuptohen përmes statistikave”.

‘Planenet’ më të mëdha, ashtu siç edhe pritej, gjenden në qendër të galaksisë së internetit dhe janë Google, Facebook, Yahoo dhe YouTube.

Kurse sa i përket Shqipërisë, Ueb faqet më të mëdha rezultojnë të jenë ajo e Top Channel, dhe e Balkan Web. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zuckerberg i bëjnë video deepfake

Lajmet e fundit>