Lajmet

Ja se si dukeshin uebfaqet më të mëdha në vitin 1998

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Ja se si dukeshin uebfaqet më të mëdha në vitin 1998

Interneti vërtet ka ndryshuar shumë. Për vetëm një dekadë, interneti është bëri njëra nga pjesët më të rëndësishme të botës moderne.

Natyrisht, dizajni ka ndryshuar me kalimin e kohës. Nga teksti kaltër dhe animacionet gif është bërë kalimi në një internet më të pastër, më të organizuar. Sidoqoftë, kjo nuk domethënë që nuk është argëtim të shikohet se si ishin faqet në të kaluarën. Kështu që, në këtë postim, do të shihni se si janë dukur uebfaqe të mëdha në vitin 1998.

Apple

Apple

Është mjaft e pabesueshme të shihet se sa shumë dizajni i kompjuterëve të Apple dh uebfaqja e tyre ka ndryshuar që nga vitet 90-të.

Microsoft

Microsoft

Vetë Microsoft ka ndryshuar në masë të madhe, siç mund të pritet. Kombinimi i ngjyrave, nëse shikohet në të kaluarën dhe tani, mund të themi se nuk kemi ndonjë përmirësim edhe aq të madh.

Google

Google

Dizajni i Google është rafinuar mjaft shumë, por e tëra që e kanë mbajtur që atëherë është stili minimal. Kjo ndërmarrje duket që ka ndryshuar më së paku në krahasim me formën e kaluar të uebfaqes.

Yahoo

Yahoo

Kjo faqe kishte pamjen e atillë siç ishte interneti në vitet 90-të. Lidhjet (ang. links) e kaltra, mbushje të pakta dhe disa ikona jo edhe aq të mira.

AOL

AOL

Jo edhe aq keq sa pritej, por ende ka mungesë në përkujdesjen për hapësirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ushtria Amerikane demonstron HoloLens në dyluftime dhe stërvitje reale

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>