Harduer

Ja se si është një tablet që përdoret në Korenë e Veriut

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Ja se si është një tablet që përdoret në Korenë e Veriut

tablet KVNjë tablet me Android i marrë nga një turist nga Koreja e Veriut ka ofruar një pamje të disa kufizimeve të vendosura në përdoruesit e IT-së në shtetin e sekreteve.

Samijyon është tableti i tretë që ka dalë në shitje në Korenë e Veriut. Ai ishte zbuluar në një emision tregtar në kryeqytet, Pjongijang, shtatorin e kaluar dhe u paraqitu pak në televizion, por disa perëndimorë e patën rastin që ta shohin atë për së afërmi.

Tableti me gjasë ishte prodhuar jashtë Koresë së Veriut dhe vetë hardueri është pothuajse i pa vënë re që tërheq tepër vëmendje, por kufizimet në përdorim dhe softuer të vendosura në pajisje kanë ofruar pak pamje të jetës në shtet. Pajisja është me ekran prej 7 inç me rezolucion 1,024 me 768 dhe ka Android 4.0.4 të njohur si Ice Cream Sandwich. Ka procesorin prej 1.2GHz, 8GB ose 16GB ngarkesë të brendshme, varësisht nga modeli dhe një kamerë prej 2 megapiksellësh. Turisti, i cili i paraqiti fotografitë dhe një përshkrim të hollësishëm të pajisjes për Shërbimin e Lajmeve të IDG-së, tha që ishte i befasuar që ka parë tabletin në shitje në një restorant. Turisti kërkoi që vetëm emri i parë i tij, Michael, të përdoret, sepse dëshiroi që t’i shmanget publicitetit që mund të ndërlikojë kthimin e tij në shtet.

“Ne sapo kishim përfunduar drekën në një restorant me tenxhere të nxehta në Pijongijang dhe kishim kohë sa të duash derisa disa nga ne pimë duhan,” tha Micahel. Ai e pa tabletin në dyqanin me dhurata dhe kërkoi që të bëjë një foto. “Unë pyeta nëse ishte për shitje, më tepër si shaka se sa ndonjë gjë dhe isha i befasuar kur e pashë gruan prapa numëruesit duke më thënë që ishte për shitje për vetëm 200 dollarë amerikan,” tha ai.

LEXO EDHE:  Një teknologji e re mund të rrisë kapacitetin e fibrave optike me 100 herë

Ky është çmim më i ulët se sa tableti më i fundit Nexus 7 i Google por ende është i shtrenjtë për shumicën e koreano – veriorët, të cilët mesatarisht fitojnë 100 dollarë në muaj.

Android KV

Tabetët në këtë shtet janë luks. Samijon është vërtet mbresëlënës për ta përdorur, tha Michael, i cili i përdor disa tabletë me Android në punën e tij. “Sa i përket reagimit dhe shpejtësisë, ai pothuajse mund të garojë me tabletët kryesues,” tha ai. “Prekja dhe lëshimi i aplikacioneve shihet si vërtet i rrjedhshëm, hapja e kamerës është aq e shpejt sa e tabletëve kryesues në botë dhe nuk ka ndonjë çalim që lehtë vërehet kur të luhen lojërat me të cilat jam i familjarizuar, si “Angry Birds.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>