Lajmet

Ja se si hajduti vjedh telefonin në tren

Publikuar , 29 Tetor 2012
0
Ja se si hajduti vjedh telefonin në tren

E incizuar në një tren në Budapest të Hungarisë, kjo video tregon një rrugë përmes të cilës hajdutët mund të vjedhin pajisjet tuaja.

Kjo video është filmuar nga dy vajza të cilat menduan që personi në fakt ishte duke rënë në gjumë gjatë qëndrimit në këmbë dhe do të ishte qesharake për ta incizuar atë për ta parë edhe të tjerët.

Në fakt, atë që ato e kapën me kamerë nuk kishte aspak të bënte me gjumin.

Është e lehtë të lexohet në fytyrën e tij teksa ai e shikon gruan me telefon dhe rri duke shikuar përreth tij.

Rrëfimi kishte një përfundim të lumtur: falë kësaj videoje, hajduti ishte identifikuar dhe ishte kapur.

Nuk dihet nëse pronarja e telefonit e mori sërish pajisjen e saj. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacione të rrezikshme që sillen si antivirusë kanë marrë 1.66 miliardë shkarkime në Android

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>