Ja se si

Ja se si i shpëtoi shikimin një fotografi në Facebook një vajze 3 vjeçare

Publikuar , 05 Prill 2014
0
Ja se si i shpëtoi shikimin një fotografi në Facebook një vajze 3 vjeçare

facebook-photo-post-leads-social-media-diagnosis-rare-eye-diseaseMesa duket, Facebook-u po iu ndikon edhe pozitivisht në shpërndarjen e fotove. Tara Taylor kishte postuar para disa kohësh një foto të vajzës së saj në Facebook. Por, përveç shumë pëlqimeve, ajo mori edhe një koment nga një mikja e saj.

“Hej, me siguri nuk është gjë. Ndoshta është mënyra si ka rënë drita, por syri i vajzës tende po shkëlqen dhe do bëje mirë ta çoje për një kontroll sepse është shenjë që mund të ketë diçka me syrin.”

Nga kontrolli rezultoi se vajza kishte sëmundjen Coat, e cila mund të shkaktojë edhe verbim në sy. Fatmirësisht, rasti u kap në kohë, para se të dëmtonte shikimin, duke e shpëtuar atë.

Diagnostikimi përmes Facebook-ut duket i pavlerë, por kjo nuk është në fakt hera e parë që ndodh kjo gjë. Edhe një grua tjetër arriti ta kapte kancerin në sy të vajzës së saj pasi iu vu në dukje nga një mike e saj në Facebook e cila ishte infermiere.

Teksa sytë e kësaj të fundit duhej të dilnin normalisht të kuqe në një foto, ato ishin të bardha, çka mund të tregojë shenjë të kancerit. Madje, ka pasur raste edhe kur njerëzit kanë shkruar statuse mbi simptomat e fëmijëve në Facebook dhe miqtë mjekë të tyre kanë dhënë diagnoza që iu kanë shpëtuar jetën e që mjekëve që i kanë kontrolluar iu kanë shpëtuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefonët Apple dhe Samsung akuzohen për nivele të larta valësh radioaktive

Lajmet e fundit>