Ja se si

Ja se si mund të zhbllokoni menaxherin e fjalëkalimeve LastPass në Galaxy S5

Publikuar , 30 Prill 2014
0
Ja se si mund të zhbllokoni menaxherin e fjalëkalimeve LastPass në Galaxy S5

IMG_9162Në çfarëdo telefoni tjetër, do të ju duhet të shkruani fjalëkalimin kryesor për t’iu qasur të gjitha fjalëkalimeve të ruajtura në LastPass – duke përfshirë pajisjen iPhone, ku TouchID ju dërgon në telefonin tuaj dhe llogarinë në iTunes, por ndalet atje.

Por në Galaxy S5 të Samsung-ut, e tëra që duhet të bëni është të tërhiqni gishtin tuaj përgjatë butonit fillestar, tani që aplikacioni për Android i menaxherit të fjalëkalimeve është përditësuar për të punuar me skanerin biometrik të pajisjes.

Për ta rregulluar atë, së pari do të ju duhet të shkruani kredencialet sikur të gjithë të tjerët dhe më pas ta aktivizoni verifikimin me gjurmët e gishtërinjve për përdorim të ardhshëm. Do të jetë shumë i shpejt për të shtuar ose ndryshuar fjalëkalime të reja që i vendosni në të dhe mund të thuhet që verifikimi në këtë mënyrë është më i sigurt se sa përdorimi i një fjalëkalimi të ndërlikuar kryesor. Shpresojmë që nuk keni armiq të atillë që do të përdorin një gisht të rremë për të rrënuar tërë jetën tuaj dixhitale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me modelin buxhetor të Galaxy S10

Lajmet e fundit>