Harduer

Ja se si po përpiqet t’i përdorë Nokia rrufetë për të karikuar telefonin tuaj

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
Ja se si po përpiqet t’i përdorë Nokia rrufetë për të karikuar telefonin tuaj

Rrufetë mund të mos bien dy herë në të njëjtin vend, por kjo nuk ka rëndësi për telefonin tuaj.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Southampton janë bashkuar me Nokia-n për të eksploruar mundësitë e përdorimit të energjisë së rrufeve për të karikuar një telefon celular.

Ju duket e pamundur? Shkencëtarët e kanë realizuar tashmë. Për të krijuar “fuqinë e rrufesë” për testet e tyre, fillimisht skuadra gjeneroi një rrymë alternative përmes një transformatori.

Më pas, kjo rrymë kaloi përmes një hapësire që ishte rreth 2.5 cm e hollë, duke transmetuar 200 000 volt në formën e një vetëtime elektriciteti. Sinjali u transferua më pas në një transformator tjetër kontrolli, prej së cilit u karikua bateria e Nokia Lumia 925.

Grupi i punës shprehet se, teksa kompanitë e tjera po eksperimentojnë me karikimin pa kabëll, ata po përpiqen të gjejnë mënyra inovative të cilat mund të ndryshojnë mënyrën se si karikojmë telefonët në të ardhmen.

Ata shtojnë se qarqet e pajisjeve të Nokia-s janë të afta të stabilizojnë sinjalin e rrufesë, çka mundëson më pas karikimin e baterisë. “Ky zbulim provon se pajisjet mund të karikohen me një rrymë që kalon përmes ajrit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të përdorimit të forcave natyrore si ajo e rrufeve,” shprehet grupi. Gjithsesi, pritet ende të zbulohet se si mund të përdoret kjo risi në jetën e përditshme.

Ky kërkim dëshmon se një ditë mund ta përdorim energjinë e rrufeve për përdorim personal. Përtej saj, imagjinoni përfitimet që kanë rrufetë: janë të rinovueshme, të qëndrueshme dhe të disponueshme. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”RJTl2oqaWPs”]

art-Lumia-620x349

LEXO EDHE:  Nokia 9 PureView ka pesë kamera të pasme

Lajmet e fundit>