Lajmet

Ja se si të bëni “log out” nga distanca në Gmail

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Ja se si të bëni “log out” nga distanca në Gmail

gmail logoNëse e keni lënë hapur Gmail-in në një kompjuter tjetër, atëherë ka një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për të bërë “log out”. Përmes kësaj mënyre, jo vetëm që mund të dilni nga llogaria juaj nëse e keni harruar hapur në një pajisje tjetër, por mund të gjurmoni edhe për aktivitete të dyshimta.

Fillimisht, hyni në Gmail nga kompjuteri dhe shkoni në cepin e djathtë poshtë të ekranit ku tregohet hera e fundit që është aksesuar llogaria juaj. Klikoni linkun Details për të parë të gjitha adresat IP që kanë aksesuar llogarinë tuaj. Nëse dikush hyn në llogarinë tuaj nga një vendndodhje e dyshimtë, Google ju dërgon një njoftim.

gmail_signout-100262065-largeNë pjesën Details do të gjeni një buton “Sign Out All Other Sessions”. Klikojeni dhe ai do t’ju bëjë “log out” nga të gjithë kompjuterët ku është e hapur llogaria juaj në Gmail. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei kërkon nga një gjykate Amerikane të anulojë sanksionet

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>