Ja se si

Ja se si të kaloni të dhënat tuaja nga Evernote në OneNote

Publikuar , 10 Prill 2014
0
Ja se si të kaloni të dhënat tuaja nga Evernote në OneNote

mczfp8hgjhoqftla3m4cWindows: Për ata që kanë nevojë për të marrë shënime dhe t’i kenë me vete kudo, aplikacionet për marrjen e shënimeve janë mjete shumë të çmueshme – dhe tani që OneNote ka bërë hapin e vet (dhe është falas), ju mund të mendoni që të kaloni nga Evernote. Aplikacioni pa pagesë Evernote2Onenote do të bëjë migrimin e të dhënave tuaja.

Evernote tashmë mund të importojë të dhëna në OneNote, por OneNote nuk ka ndonjë gjë të brenda-ndërtuar për përdoruesit e Evernote. Falë zhvilluesit Stefan Küng, ekziston një opsion i thjehstë. Ai punon me OneNote 2013 dhe do të ju duhet që ta keni versionin më të fundit të Evernote të instaluar që programi të punojë.

Secila fletore në Evernote do të importohet në OneNote 2013 si një skedar i fletores së ndarë OneNote dhe grumbujt e Evernote nuk mbështeten. Kështu ju mund të doni që të bëni disa rregullime të shënimeve më pas, por në përgjithësi punon mjaft mirë. Ekziston një vrimë e vogël përmes të cilës programi nuk raporton që ka kryer importimin, por rrini të qetë sepse ai është duke e bërë këtë gjë.

Klikoni këtu për ta provuar vetë EverNote2Onenote. Po ashtu duhet të dini që ekziston një programi i ngjashëm i quajtur “Ever2One” të cilin nuk rekomandohet– ai më nuk punon dhe gjatë operimit e hedh një faqe për qasje në LinkedIn e cila është e dyshimtë. Kështu që sigurohuni që ta shkarkoni atë nga kjo lidhje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows XP dhe Windows 7 të rrezikuar nga një sulm kibernetik madhor

Lajmet e fundit>