Harduer

Ja se si të kontrolloni dritat e shtëpisë suaj nga celulari

Publikuar , 23 Gusht 2012
0
Ja se si të kontrolloni dritat e shtëpisë suaj nga celulari

Nëse kaloni një kohë të konsiderueshme në shtëpi, e dini mirë se sa e bezdisshme është të ngrihesh herë pas herë të fikësh, ndezësh apo edhe të modifikosh ndriçimin e dhomave.

Megjithatë, falë smartfonëve dhe Bluetooth-it, gjithçka mund të evitohet.

Bluetooth Bulb mund të ngjajë si një pajisje tepër e çuditshme për t’u instaluar në shtëpi, por ka një funksion tepër të rëndësishëm. Në pamjen e jashtme është njësoj si një llambë e thjeshtë por në brendësi bën shumë më tepër se kaq.

Ashtu siç e shpjegon edhe emri, është një llambë më Bluetooth. Ajo lidhet, përmes kësaj të fundit, më smartfonin tuaj dhe mund të kontrollohet prej tij.

Kjo llambë, jo vetëm që mund të kontrollohet për dendësinë e ndriçimit që rrezaton, por është e disponueshme edhe si një llambë RGB, pra ju mund të zgjidhni ngjyrat me të cilat dëshironi të ndriçoni dhomën. Përveç kësaj, llamba mund të komandohet për t’u fikur në orare të caktuara.

I vetmi disavatanzh është fakti se ajo përdor teknologjinë Bluetooth 4.0, që e suportojnë shumë pak pajisje (smartfonë apo kompjutera) për momentin. Aktualisht, ju duhet një iPhone 4S, iPad 3, Samsung Galaxy S III, Droid RAZR, Mac Mini, apo MacBook Air për ta përdorur llambën.

Maksimumi i largësisë prej nga mund të kontrollohet ajo është 50 metra (afërsisht sa gjatësia e një pishine Olimpike).

Llamba do të jetë e disponueshme online në faqen zyrtare të saj, brenda dy muajve të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Droni ushtarak përplaset me një pemë në Uells

Lajmet e fundit>