Lajmet

Ja se si të krijoni ringtone pa pagesë në iTunes

Publikuar , 18 Gusht 2013
0
Ja se si të krijoni ringtone pa pagesë në iTunes

Dëshironi të krijoni ringtone pa pagesë për iPhone-in tuaj nga këngët që keni blerë? Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si. Pavarësisht nëse jeni përdorues në PC apo Mac, hapat e mëposhtëm janë shumë të thjeshtë.

1. Zgjidhni këngën nga iTunes music library. Klikoni me të djathtën dhe zgjidhni “Get Info.”

2. Klikoni në tab-in “Options” në dritaren pop-up që shfaqet, zgjidhni kutizën “Stop Time” dhe vendosni një kohë nën 30 sekonda. Më pas klikoni “OK.”

3. Krijoni një version AAC. Klikoni sërish me të djathtën tek kënga dhe zgjidhni “Create AAC Version.” Do të shihni dy versione të saj. Shkoni në versionin origjinal dhe klikoni “Get Info”. Fshini kohën që vendosët pak më parë.

4. Përdoruesit në Mac duhet të klikojnë tashmë me të djathtën në versionin e shkurtër të këngës dhe të zgjedhin “Show In Finder.” Klikoni dhe ndryshojeni formatin e skedarit duke shkruar .m4r. në vend të .m4a. Klikoni me të djathtën mbi këngën dhe ky veprim do t’ju çojë në iTunes. Tani shkoni direkt tek hapi 7. Përdoruesit në Windows duhet të shkojnë në Control Panel dhe të zgjedhin “Large icons” nga menuja drop-down që gjendet në pjesën e sipërme të ekranit. Pasi të ketë ndryshuar ekrani, klikoni “Folder Options,” klikoni tab-in “View” dhe hiqeni opsionin që shkruan “Hide extensions for known file types.” Klikoni “OK.”

5. Hapeni në Explorer. Klikoni me të djathtën mbi versionin e shkurtër të këngës dhe zgjidhni “Show in Windows Explorer” në Windows ose “Show in Finder” në Mac.

6. Ndryshoni llojin e skedarit. Kur të hapet kënga në Windows Explorer, klikoni njëherë mbi titullin e saj (tek versioni i shkurtër) dhe ndryshojeni formatin e skedarit duke shkruar .m4r. Bëni një klikim të dyfishtë mbi këngën për te rihapur iTunes.

LEXO EDHE:  Office Online do të quhet thjeshtë Office

7. Shkoni tek Tones. Klikoni në menunë drop-down të librarisë në cepin e majtë lart të ekranit dhe zgjidhni “Tones.” Duhet të shihni një version të shkurtër, i cili është konvertuar në ringtone, në listën e Tones. Sigurohuni që “Sync Tones” është i zgjedhur dhe më pas bëni sinkronizimin e iPhone-it me iTunes.

8. Pasi të keni bërë sinkronizimin, shkoni në menunë “Settings” të iPhone-it, zgjidhni “Sounds,”, më pas “Ringtone” dhe do të shihni në listë ringtone-in që sapo krijuat. (PCWorld Albanian)

iTunes

Lajmet e fundit>