Ja se si

Ja se si të ndaloni paraqitjen e fotografive në Twitter

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Ja se si të ndaloni paraqitjen e fotografive në Twitter

twitter-signSiç e kanë vërejtur përdoruesit aktivë të rrjetit Twitter, ky rrjet social gjatë të martës ka shtuar një veçori të re në uebfaqe dhe në aplikacionet e veta mobile që kanë paraqitur disa ndryshime mbase edhe pak të papritura nga shumë përdorues, sa që edhe mund të jenë ndjerë të pakënaqur.

Në një lëvizje për ta afruar shërbimin një hap më afër me Tumblr dhe Facebook dhe për t’i bërë reklamat më të vlefshme, Twitter tani paraqet pamje të videove dhe fotografive në kohështrirjen e përdoruesve.

Ka pasur mjaft ankesa për këtë, por mund të pritet që përdoruesit me kalimin e kohës edhe do të mësohen me këto ndryshime. Nëse nuk dëshironi që t’ia jepni një mundësi kësaj veçorie të re në Twitter, ja një udhëzim i thjeshtë se si të ndaloni paraqitjen e fotografive në aplikacionet për iPhone dhe Android të ndërmarrjes:

iPhone:

1. Shkoni tek faqja e profilit tuaj (tabi në anën e djathtë poshtë) dhe shtypni ikonën e mjetit.

2. Shtypni Settings.

3. Tani thjesht shkoni poshtë dhe shtypni afër “Image Previews” për të ndalur paraqitjen e fotografive në kohështrirjen në Twitter.

Android:

1. Shkoni tek faqja e profilit tuaj (tabi në anën e sipërme djathtas) dhe shtypni ikonën e mjetit.

2. Shtypni Settings.

3. Shkoni poshtë dhe largoni nga përzgjedhja kutinë afër “Image Previews”.

Kjo ishte e tëra. Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë mundësi se si të ndalohet kjo veçori në Twitter.com. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja kush janë liderët botërorë më të ndjekur në Twitter

Lajmet e fundit>