Ja se si

Ja se si të përdorni edhe Mac edhe Windows në të njëjtën kohë

Publikuar , 09 Shtator 2012
0
Ja se si të përdorni edhe Mac edhe Windows në të njëjtën kohë

Ju ndoshta e dini që mund të përdorni Windows-in në pajisjen tuaj Mac nga mundësia e të dy sistemeve operative për shkëmbim të së njëjtës teknologji të përpunimit.

Ajo që mbase nuk e dini është se madje mund t’i përdorni që të dy në të njëjtën kohë përmes softuerit emulues si Parallels.

PCMag.com raporton që versioni i ri tani mbështet aplikacionet e Windows 8 që funksionojnë në një Mac, qoftë në sfond ose në ekran të plotë.

Nëse e keni një MacBook Pro me një paraqitje Retina, aplikacionet në ndërfaqen “Modern” të Windows 8 do të përfitojnë nga rritja e rezolucionit të paraqitjes.

Në fakt, Parallels thotë që Desktop 8 mund të përdor çfarëdo programi në një Mac, “ pa marrë parasysh nëse është një aplikacion për OS X, Windows, Google Chrome, Ubuntu, ose madje Android.”

Poseduesit e versionit të tanishëm, Desktop 7, mund të bëjnë shkarkimin e Windows 8 që tani nga Ueb faqja e Parallels për 49.99 dollarë dhe nëse ju e keni blerë Desktop 7 pas datës 25 korrik, përditësimi në Desktop 8 është falas.

Versioni i plotë ka çmimin prej 79.99 dollarësh, me një version në dispozicion për studentë prej 39.99 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një prej ekonomistëve më në zë të Eurozonës: Bitcoin pjellë e keqe e krizës financiare

Lajmet e fundit>