Ja se si

Ja se si të përdorni shtojcat në Google Drive

Publikuar , 05 Prill 2014
0
Ja se si të përdorni shtojcat në Google Drive

google-drive-add-ons-2Muajin e kaluar, Google prezantoi vendin e ri të aplikacioneve për shërbimet e Docs dhe Sheets brenda Google Drive. Aty ofrohen një sërë shtojcash nga partnerët zhvillues të kompanisë dhe sollën shumë funksionalitete të tjera në shërbim. Më poshtë keni udhëzimet se si mund të filloni të shtoni veçoritë e tjera brenda Google Drive.

Për të shkarkuar një shtojcë, klikoni butonin “Add-ons” në shiritin e sipërm të menusë dhe zgjidhni “Get add-ons”. Më pas do të shfaqet një dritare që do të hapë një varietet të shtojcave nga të cilat mund të zgjidhni. Gjeni atë që do të donit të instaloni duke klikuar “Free” për ta shkarkuar.

google-drive-add-onsMë pas hapet një dritare në monitor me informacionin në lidhje me shtojcën për të aksesuar në të dhënat tuaja. Kjo është diçka e ngjashme me autorizimin që kërkohet kur instalon një aplikacion Android, mjafton thjesht të klikoni që pranoni Terms and Condition (pasi ta lexoni) dhe shtojca do të jetë e disponueshme për ju për t’u implementuar në dokument, pa qenë nevoja e ristartimit të shfletuesit.

google-drive-add-ons-3Për ta hapur shtojcën, klikoni në butonin “Add-ons” në shiritin e menuve, mbajeni kursorin mbi shtojcën specifike që doni të lançoni dhe pastaj zgjidhni opsionin e parë që do të shfaqë diçka, “Start” ose “Show in sidebar”. Shtojca do të shfaqet më pas në krahun e djathtë të ekranit tuaj. Gjithsesi, vetëm një shtojcë mund të shfaqet në një kohë të caktuar.

google-drive-add-ons-1Për ta hequr një shtojcë, klikoni sërish tek butoni “Add-ons” në shiritin e menusë. Do të hapet një dritare tjetër ku janë të listuara të gjitha shtojcat që keni të instaluara. Klikoni në butonin “Manage” të shtojcës që doni të çinstaloni dhe klikoni në “Remove”. Nga ajo menu, ju mund të raportoni çdo problem që mund të keni dhe gjithashtu mund edhe të ndani shtojcat tuaja të preferuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Chrome 71 përmirëson bllokuesin e reklamave

Lajmet e fundit>