Lajmet

Ja se si të reduktoni në minimum konsumin e CPU-së nga shfletuesi juaj ueb

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
Ja se si të reduktoni në minimum konsumin e CPU-së nga shfletuesi juaj ueb

Një pjesë e madhe prej nesh përdorin shumë tab-e gjatë kohës që punojnë në ueb. Në fund të fundit, uebi është si një univers pafund, ku humbasim lehtësisht në botën e larmishme të materialeve që gjenden në të.

Jo rrallë herë na ndodh që teksa jemi duke lexuar një artikull, të hapim në një tab tjetër një link interesant që gjenden aty pranë.

Pas disa sekondash një tjetër, më vonë një tjetër dhe në fund vërejmë se kemi hapur mbi 10 tab-e, të cilat në fakt nuk janë në përdorim nga ne por harxhojnë burimet e CPU-së në prapaskenë.

Në mënyrë që të mos i mbyllni tab-et për shkak se po ngarkojnë kompjuterin, ka një zgjidhje mjaft efiçente: The Great Suspender. Ky funksionalitet shtesë për Google Chrome pezullon aktivitetin e një tab-i sa herë që kalojnë disa minuta pa u përdorur. Kohën mund ta përcaktoni vetë dhe mund të bëni përjashtime për faqe që i zgjidhni ju (si për shembull e-mailin apo një faqe sportive ku shihni shpesh rezultatet e fundit live).

Me pak fjalë, është një zgjidhje e mirë për të mbajtur pranë jush tab-et që mund t’ju duhen gjatë përdorimit të internetit, por pa harxhuar burimet e procesorit në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që klikoni tab-in sërish, The Great Suspender ka një opsion që i bën menjëherë rifreskim faqes. Ose, ju mund ta çaktivizoni këtë opsion dhe të zgjidhni që faqja të rifreskohet atëherë kur ju të klikoni mesazhin që shfaq funksionaliteti.

Rezultati është se Chrome harxhon më pak. Për shembull, mund të arrihet një ulje nga 35% – 45% të CPU-së që shfletuesi përdor zakonisht, në rreth 4% – 7%. Në këë mënyrë, jo vetëm që punoni më lehtësisht në PC-në tuaj, por edhe bateria ka jetëgjatësi më të madhe. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google prezanton reCAPTCHA e cila nuk kërkon ndërveprimin e përdoruesit

chrome-crayons

Lajmet e fundit>