Ja se si

Ja se si të ruani fjalëkalimet për të gjitha uebfaqet në Safari

Publikuar , 11 Janar 2014
0
Ja se si të ruani fjalëkalimet për të gjitha uebfaqet në Safari

Me një mori të shërbimeve online që kërkojnë mbrojtje me fjalëkalim, menaxhimi i fjalëkalimeve në shfletuesin tuaj të uebit është bërë një shërbim thelbësor.

Shumica e shfletuesve, duke përfshirë shfletuesin Safari të Apple për OS X, kanë disa forma të brendandërtuara për menaxhim të fjalëkalimeve dhe kur e vizitoni një faqe që kërkon verifikim, shfletuesi duhet të ju kërkojë që të ruani kredencialet e shkruara. Sidoqoftë, disa uebfaqe mund të jenë të ndërtuara posaçërisht në atë mënyrë që të mos lejojnë ruajtjen e fjalëkalimeve nga shfletuesi.

Kjo veçori është e shkëlqyer për disa, si faqet bankare dhe mjekësore, që përmbajnë informacione të fshehura dhe të ndjeshme; sidoqoftë, mund të ketë të tjera faqe që i përdorin për qëllime të ndryshme, të cilat e parandalojnë ruajtjen e fjalëkalimeve nga Safari. Kur shkoni në ndonjërën nga këto faqe, Safari mund të shfaqë një porosi të vogël në vendin ku shkruhet fjalëkalimi që thotë se faqja ka kërkuar nga Safari të mos ruajë fjalëkalimin tuaj.

Për këto faqe, Safari ende mund ta ruajë fjalëkalimin, ndonëse nuk është një opsion i nënkuptuar. Për ta bërë këtë, shkoni tek seksioni Passwords në preferencat në Safari, ku do të shihni një kuti në pjesën e poshtme të dritares që thotë “Allow AutoFill even for websites that request passwords not be saved.” Zgjidheni këtë opsion dhe tani duhet të jeni në gjendje që të ruani fjalëkalimin tuaj në faqe.

Mbani në mend që me këtë opsion, Safari mund të provojë të ruajë fjalëkalimet për shërbimet financiare dhe mjekësore, kështu që për ta parandaluar për këto faqe ju duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse e ruani një fjalëkalim, një me lehtësi mund ta largoni atë sërish duke shkuar tek seksioni i preferencave në Safari, duke kërkuar për faqen dhe më pas duke e zgjedhur atë dhe duke e klikuar butonin Remove. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD shtyn debutimin e procesorit 16-bërthamësh nga frika e kërkesës së lartë

SafariPasswords