Lajmet

Ja se si të shfaqni ose fshihni butonin Start në Windows 8.1 Update 1

Publikuar , 15 Prill 2014
0
Ja se si të shfaqni ose fshihni butonin Start në Windows 8.1 Update 1

windows 81Përditësimi i Windows 8.1 është lëshuar me disa të reja. Sidoqoftë, butoni Start shfaqet vetëm në disa pajisje. Dhe më poshtë mund të shihni se si ta bëni fshehjen, apo si ta bëni paraqitjen e këtij butoni. Hapeni edituesin e regjistrave duke shkruar “regedit” në kutinë e kërkimit në menunë start.

Pastaj shkoni tek HKEY_CURRENT_USER\Software\Microsoft\Windows\CurrentVersion\ImmersiveShell.

Klikoni me të djathtën në ImmersiveSHell dhe krijoni një çelës të ri të quajtur Launcher. Tani klikoni me të djathtën në panelin e djathtë dhe kërkoni DWORD (32-bit) Value. Thirreni atë Launcher_ShowPowerButtonOnStartScreen. Vendoseni vlerën në zero dhe butoni Start më nuk do të shfaqet, por nëse dëshironi ta shfaqni, atëherë shkruani 1. Do të ju duhet që ta ri-filloni tabletin tuaj për t’i parë ndryshimet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

Lajmet e fundit>