Ja se si

Ja se si të zmadhoni fotot në Instagram

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Ja se si të zmadhoni fotot në Instagram

instagram zoomSupozoni se një miku juaj sapo ka postuar një foto shumë interesante në Instagram, por detajet në të janë shumë të vogla dhe është e vështirë për t’i dalluar.

Fatkqësisht, vetë Instagram-i nuk ju lejon të zmadhoni në iOS. Por, ka një mënyrë se si mund ta tejkaloni këtë gjë, duke përdorur opsionet e brendshme tëiPhone/iPad/iPod Touch.

Opsionet e aksesimit në iOS kanë një opsion ku mund të aktivizohet zmadhimi. Në këtë mënyrë, mund të zmadhoni në çdo lloj ekrani.

Shkoni tek Settings > General > Accessibility > Zoom dhe aktivizojni. Bëni një prekje të dyfishtë në ekran dhe me tre gishtat përpiquni të zmadhoni. Këtë veprim mund ta përsërisni për të zmadhuar më pas më shumë.

Edhe me prekjen e dyfishtë bëhet një zmadhim. Pra, gjithçka është ashtu siç jeni mësuar ta përdorni zakonisht në pajisjet me prekje. Imazhi në Instagram bëhet disi me pikselë të dukshëm por në fund të fundit, e keni një mënyrë zmadhimi në të. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Reklamimi online, ja si kanë ndryshuar çmimet për postimet e sponsorizuara në 4 vitet e fundit

Lajmet e fundit>