Ja se si

Ja se si t’i ndryshoni ikonat e aplikacioneve mobile në iOS apo Android

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Ja se si t’i ndryshoni ikonat e aplikacioneve mobile në iOS apo Android

3f203673Aplikacioni i mesazheve Line është një aplikacion që dëshiron t’iu japë përdoruesve sa më shumë kontroll mbi ekranin e smartfonit. Kompania ka lançuar së fundmi një veçori të re – Line Deco – e cila i lejon përdoruesit e Android-it dhe iOS-it të ndryshojnë pamjen e pajisjes së tyre dhe të ikonave.

Line Deco zëvendëson ikonat zyrtare të aplikacioneve me imazhe të kartonave. Në Line janë të regjistruar rreth 400 milionë përdorues dhe në dispozicion të tyre janë vendosur mbi 3000 ikona dhe dizajne wallpaper-ash. Të gjitha janë pa pagesë për gjithë muajin prill.

Line nuk i zëvendëson realisht ikonat zyrtare, por thjesht krijon një shortcut për to. Nëse ju pëlqen ideja e të pasurit ikona kartonash në smartfonin tuaj, atëhere Line është një nga opsionet më të mira për ta realizuar këtë gjë. Për përdoruesit në iOS, Line Deco iu kërkon të instalojnë një profil në pajisjen e tyre në mënyrë që të jetë në gjendje të ndryshojë ikonat. Për përdoruesit e Androidit një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

Duke supozuar që profili i kompanisë është legal, analistët e sigurisë paralajmërojnë që përdoruesit e iOS-it të tregohen të kujdesshëm dhe të mos instalojnë profile nga palë të tjera, të cilat mund të bëhen kërcënim serioz në pajisjet e tyre Apple.

Nëse jeni shumë të shqetësuar mbi sigurinë dhe jeni përdorues i Apple, si dhe nëse ju pëlqen ta personalizoni smartfonin tuaj, konsideroni më mirë blerjen e një Androidi për të evituar probleme me pajisjen tuaj. (PCWorld Albanian)

46acd80e-1

LEXO EDHE:  Ekspertët të alarmuar nga një sistem i inteligjencës artificiale që shkruan artikuj

Lajmet e fundit>