Ja se si

Ja se si t’i vendosni të gjitha videot në një DVD të vetme

Publikuar , 01 Tetor 2012
0
Ja se si t’i vendosni të gjitha videot në një DVD të vetme

Përgjatë historisë, njerëzit kanë provuar shumë metoda për të ruajtur fragmente nga e kaluara; që nga format e simbolet e ndryshme e deri tani tek metodat më të fundit të ruajtjes së skedarëve digjitalë në hard disqe dhe disqe optike.

Dhe DVD është media më së shpeshti e përdorur nga njerëzit ditëve të fundit për të ruajtur kujtimet e tyre digjitale.

Kështu që mund të jetë ndonjë koleksion i videove qesharake të shkarkuara nga YouTube apo ndonjë kurs me ligjërata nga Universiteti i Standfordit apo MIT-së. Nëse dëshironi që t’i shikoni sërish në ekran më të madh televiziv dhe jo në kompjuterin tuaj, atëherë me siguri që do të ju hyjë në punë ky artikull.

Derisa ju mund të keni pajisje ose vegla në dispozicion për t’i shikuar këto video pa ndonjë përpjekje të madhe, nganjëherë mund të keni nevojë që t’i vendosni në DVD.

Këtu sërish varet në DVD lëshuesin që e përdorni. Mbase e tëra që ju duhet të bëni është që t’i vendosni skedarët në video ashtu siç janë që një DVD të jetë në gjendje që t’i lëshojë ato në televizionin tuaj. Më shpesh kjo gjë nuk vlen, por ju duhet që t’i vendosni ato në video formatin ashtu që videot të njihen nga lëshuesi i DVD-së.

DVD Author Plus është një alternativë pa pagesë që mund të ju ndihmojë për këtë punë.

Ai është i tëri vetëm në një program që jo vetëm se mund të menaxhojë rejtojë DVD-të, por edhe t’i vendos në disk sapo të mbarojë menaxhimi.

Vendosni të gjitha videot e parapëlqyera në një DVD të vetme

LEXO EDHE:  Bien të ardhurat dhe investimet në sektorin e komunikimeve elektronike

Vetë procesi është i hapur dhe qëndron në dy hapa.

– Ju mund të përdorni shfletuesin e brenda-ndërtuar të skedarëve ose kapjen dhe zhvendosjen e skedarëve për të përzgjedhur video skedarët me të cilët ju dëshironi të krijoni një DVD.

– Programi paraqet kapacitetin e skedarëve të përzgjedhur në disk dhe, varësisht nga kjo, ju mund të keni nevojë që të ndryshoni cilësinë e videos në meny, ose të kaloni nga një DVD me single-layer në dual-layer.

– Sapo të jetë bërë kjo, thjesht klikoni në butonin afër për të paraqitur hapin e dytë të procesit.

– Këtu ju mund të zgjidhni dvd incizuesin që dëshironi të përdorni dhe një shpejtësi për punën e incizimit. E tëra që ka mbetur tani është që të futet një disk i thatë në incizues dhe rrini qetë përderisa i keni kryer të gjitha përzgjedhjet ashtu siç është dashur me ndihmën e DVD Author Plus.

Mund të marrë diku rreth 45 minuta për të shndërruar 90 minuta të videove.

DVD Author Plus mbështet shumë formate të popullarizuara duke përfshirë Avi, Mpeg-4, Divx, Mov, WMV ose Vob por fatkeqësisht jo formatet si mkv ose ogm.

Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>