Lajmet

Ja se si u parashikua të ishte iPad-i në vitin 2004

Publikuar , 13 Prill 2014
0
Ja se si u parashikua të ishte iPad-i në vitin 2004

apple-store-786x305Përpara lëshimit të iPad-it ose iPhone-it, qarkullonin shumë spekulime se si do të ishin produktet portative të lëshuara nga Apple. Sikur që veprojnë tani, njerëzit në internet përpiluan disa përshkrime në vitin 2004 se si ata mendonin që do të dukeshin produktet e lëshuara nga Apple. Një koncept i vjetër nga viti 2004 në forumin MacRumors tregon se sa ndryshe ishte ndërveprimi dhe teknologjia në atë kohë.

Në imazhin e mëposhtëm mund ta shihni se si “iPad” (që në fakt duket më tepër si smartfon se sa tablet), nuk përmban vetëm një trackpad, por një trupi të hollë prej 1 inçësh, një jetëgjatësi të baterisë prej 8 orëve dhe “OS X 2go”.

internCncpt-Caraval05Ajo që mbase është gjëja më e mahnitshme këtu është që kjo fotografi në saktësi e mori emrin e një produkti të vërtetë nga Apple që ishte lëshuar gjashtë vite më vonë, në vitin 2010. Apple ishte duke eksperimentuar me iPad-in në vitin 2004 pasi disa prototipe të pajisjes datonin që nga ajo kohë.

Natyrisht ky nuk është një supozim i bërë nga ndonjë punonjës i Apple, por më tepër një ide nga një dashamirës i asaj që kishte prodhuar kompania, por tregon se sa shumë ka ndikuar Apple në mënyrën se i njerëzit i paramendojnë gjërat si për nga ndërveprimi ashtu edhe për nga ndërfaqja e përdoruesit kur lëshoi iOS-in dhe iPhone-in e parë në vitin 2006. (PCWorldAlbanian)

LEXO EDHE:  Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

Lajmet e fundit>