Lajmet

Ja sesi aplikacioni Facebook do të ndryshojë në mënyrë drastike për të konkurruar TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Qershor 2022
Nuk dihet sesa kohë do ti marrë Meta të implementojë këto ndryshime, disa prej të cilave janë të ngjashme me veprimet e fundit në Instagram. Ja sesi aplikacioni Facebook do të ndryshojë në mënyrë drastike për të konkurruar TikTok

Mark Zuckerberg dhe drejtuesit e tjetër të Meta e kanë bërë të qartë se konkurrenca me TikTok është prioriteti i tyre kryesor. Tashmë kemi më shumë detaje sesi ata kanë planifikuar të rimodelojnë plotësisht aplikacionin Facebook për ti shërbyer kësaj konkurrence.

Rrjeti social është duke punuar për një ridizajnim madhor të kohështrirjes së Facebook duke vënë fokusin tek përmbajtja e rekomanduar nga faqet, krijuesit dhe njerëzit që ndiqni.

Sipas një memoje shikuar nga the Verge, shefi i aplikacionit Facebook në Meta synon që ta shndërrojë Facebook në një “mjet zbulimi” të përmbajtjeve që do të mbështetej fuqimisht tek rekomandimet njëlloj siç TikTok bën me kohështrirjen “For You.”

Rekomandimet kryesisht do të vinë nga llogari që nuk i ndjekim dhe përdoruesit do të shohin më pak postime nga miqtë dhe familja në kohështrirje. Gjithashtu pjesë e planeve është rikthimi i Messenger në aplikacionin kryesor për të inkurajuar shpërndarjen e përmbajtjeve nga ajo që Facebook e quan “Discovery Engine.”

Nuk dihet sesa kohë do ti marrë Meta të implementojë këto ndryshime, disa prej të cilave janë të ngjashme me veprimet e fundit në Instagram.

Ende informacion i brendshëm është një tregues i drejtimit që Facebook do të marrë në të ardhmen dhe cilat janë prioritetet e saj përballë një konkurrence të egër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google paditet në gjykatë për grumbullimin e të dhënave biometrike pa dijeninë e përdoruesve