Lajmet

Ja sesi do të duken ndryshimet e mëdha që po vinë në Android 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2021
Përdoruesit do të kenë akses në widgets dhe butona të rinj, përfshirë një orë dhe opsione të motit. Ja sesi do të duken ndryshimet e mëdha që po vinë në Android 12

Nuk përbën sekret fakti se Google do të flasë shumë rreth Android 12 në konferencën I/O 2021 që do të mbahet në datat 18-20 Maj.

Megjithatë një raport i fundit nga Jon Prosser nuk hedh dritë vetëm mbi ndryshimet e pritshme vizuale por edhe disa ndryshime funksionale.

Android 12 do të rimodelojë njoftimet në mënyrë që të vihet theksi tek ato që ju mund të mos i keni parë.

Përdoruesit do të kenë akses në widgets dhe butona të rinj, përfshirë një orë dhe opsione të motit.

Prezantimi në I/O do të zbardhë edhe ndryshimet vizuale. Përdoruesit do të shohin një pamje më fluide përveç këndeve të rrumbullakosura me më shumë efekte. Mëposhtë mund të ndiqni videon e publikuar në kanalin Front Page Tech edhe pse nuk është e sigurtë nëse Google do të tregojë të njëjtën gjë në konferencë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google vijon ofrimin falas të thirrjeve më të gjata se 60 minuta në Meet