Harduer

Ja sesi dy studentë Kinezë në SHBA morën nga Apple iPhone me vlerë 900,000 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Prill 2019
0
Yangyang Zhou është personi përgjegjës për sjelljen e iPhone nga Kina në SHBA dhe dërgimin e modeleve të vërteta në Kinë. Ja sesi dy studentë Kinezë në SHBA morën nga Apple iPhone me vlerë 900,000 dollarë

Dy studentë Kinezë të inxhinierisë në Oregon të Shteteve të Bashkuara arritën të mashtronin Apple dhe ti merrnin qindra mijëra dollarë në zëvendësime iPhone dhe tashmë përballen me akuza kriminale në një gjykatë federale.

Autoritetet thonë se studentët kishin ndërtuar një skemë për mashtrimin e Apple dhe përdorimin e politikave të rikthimit të produkteve.

Në fillim të 2017, dy studentët sollën mijëra iPhone false në SHBA nga Kina dhe i dërguan pranë Apple për ti riparuar ose zëvendësuar me pretendimin se nuk ndizeshin. Në shumë raste, Apple i zëvendësoi me iPhone të vërtetë të cilët kushtojnë 900 dollarë copa.

Yangyang Zhou është personi përgjegjës për sjelljen e iPhone nga Kina në SHBA dhe dërgimin e modeleve të vërteta në Kinë.

Në bashkëpunim me Quan Jiang ato sillnin modelet e rreme në një dyqan të Apple ose duke kontaktuar online. Sakaq iPhone e vërtetë që i merrnin në këmbim, i shisnin në Kinë.

Por përpara gjykatës Jiang dhe Zhou pretendonin se nuk e dinin që iPhone origjinalë ishte false.

Sipas mediave Jiang ka dërguar pranë Apple 3,069 iPhone false për të cilët kërkonte riparim brenda garancisë ndërsa Apple i kishte zëvendësuar 1,493 prej tyre.

Me një vlerë mesatare prej 600 dollarë, Apple ka humbur 900,000 dollarë nga kjo skemë. Në Qershor dhe Korrik të 2017-ës Apple kishte lajmëruar Jiang se ishte në dijeni të iPhone false që kishte dërguar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple anulon përfundimisht karikuesin wireless AirPower pas dy vitesh nga prezantimi

Lajmet e fundit>