Lajmet

Ja sesi FBI-ja shpëtoi startupin Amerikan nga Huawei

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Hetimi, i cili është mbajtur i fshehtë, është çështje me vete dhe nuk ka të bëjë me vendimet e gjykatave dhënë së fundi në drejtim të Huawei. Ja sesi FBI-ja shpëtoi startupin Amerikan nga Huawei

Xhami prej diamanti mund ti bëjë ekranet e smartfonëve të pathyeshëm dhe shpikësi i tij thotë sesi FBI-ja e shpëtoi përpara se Huawei ti vidhte sekretet e tij.

Modeli dukej si një xham i zakonshëm, vetëm 25cm2 dhe transparentë në të dy anët. Krijuesi i tij, Adam Khan, e kishte vendosur në një letër prej dylli, mbuluar nga një qese plastike e izoluar me silikon, e futur në një paketim me xhepa ajrit dhe e kyçur në një kuti.

Ai po e përgatiste krijimit e tij për ta dërguar në një laborator testimi në San Diego në pronësi të Huawei. Por kur mostra u kthye në Gusht, disa muaj me vonesë, ishte dëmtuar keqas dhe Khan e kuptoi që diçka nuk kishte shkuar siç duhet.

A po përpiqej kompania Kineze të vidhte teknologjinë e tij?

Xhami ishte një prototip që kompania e Khan, Akhan Semiconductor, e përshkruan si xham smartfoni të pashkatërrueshëm.

Khan kishte arritur të vendoste një shtresë të hollë prej diamanti artificial mbi një smartfoni. Ai shpresonte që këtë teknologji ta licenconte. Nëse realizohej ai mund ta përdoret për të zhvilluar një gjeneratë të re pajisje elektronike më jetëgjatë sesa kemi aktualisht.

Akhan thotë se xhami Miraj Diamond, është 6 deri në 10 herë më rezistent sesa Gorilla Glass. Ky biznes gjeneron 3 miliardë dollarë shitje për Corning çdo vit. “Është më i hollë, më i lehtë, më i shpejtë dhe më i fuqishëm” thotë Khan. Miraj do të vendosë themelet e dizajnit të së ardhmes beson Khan.

Ashtu siç me çdo inovacion, Khan kishte një paranojë se gjitha mund të dështonte. Megjithatë ai u surprizua kur një konsumator potencial si Huawei, filloi të sillej në mënyrë të çuditshme kur mori mostrën për ta testuar.

Ai u surprizua edhe më shumë kur FBI-ja e përfshiu atë dhe COO e kompanisë së tij në hetime si pjesë e hetimit të Huawei. FBI-ja u kërkoi të udhëtonin drejt Las Vegas dhe të takonin përfaqësuesit e Huawei në CES muajin e kaluar. COO ju vunë pajisje përgjime për të regjistruar bisedat ndërsa një reporter i Bloomberg i ndoqi nga një distancë e sigurtë.

Hetimi, i cili është mbajtur i fshehtë, është çështje me vete dhe nuk ka të bëjë me vendimet e gjykatave dhënë së fundi në drejtim të Huawei.

Më 28 Janar, prokurorët federalë të Broklin, akuzuan kompaninë dhe CFO e saj Meng Wangzhou për mashtrime dhe konspiracion. Në një çështje më vete, prokurorët e Siatëll akuzuan Huawei për vjedhje të sekreteve tregtare, konspiracion për vjedhjen e një krahu robotik të T-Mobile njohur si Tappy.

Akuzat e SHBA dhe Huawei

Nëse hetimet e reja sjellin fryte, mund të shtojnë përpjekjet e administratës Trump për të bllokuar përpjekjet e Huawei për të shitur pajisje rrjetesh 5G në SHBA dhe vendet aleate.

Shtetet e Bashkuara janë të bindura se Huawei përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se mund të ndërtojnë backdoorë në harduerët dhe softuerët 5G për të përgjuar për llogari të qeverisë Kineze.

Huawei thotë se ngjarjet e fundit janë për të dëmtuar prestigjin e kompanisë Kineze. Në lidhje me rastin e T-Mobile kompania thotë se çështja është zgjidhur në një gjykatë civile. Por ekspertët e sigurisë kibernetike si Adam Segal beson se Tappy nuk ka qenë përpjekja e tyre e vetme.

Ditën tjetër shefi i FBI-së vendosi të kontrollonte laboratorin e Huawei në San Diego ku xhami i Akhan ishte dërguar. Kontrolli i FBI-së ishte një sekret por jo për Khan dhe COO e kompanisë së tij të cilët kanë qenë vazhdimisht të informuar rreth procesit të hetimit.

LEXO EDHE:  Huawei gati planin për të zëvendësuar Androidin

Agjentët kishin arritur të bënin një përfaqësues të Huawei të pranonte fajin dhe shkeljen e ligjeve Amerikane të pronësisë intelektuale. Ky artikull është i bazuar në dokumente, përfshirë e-mail-e dhe mesazhe me tekstet shkëmbyer mes Huawei dhe Akhan.

Puna e Khan në xhamin prej diamanti datonte që nga ditët kur ishte në kolegj kur ai filloi të mësonte rreth nanodiamanteve në moshën 19 vjeçare. Pas diplomimit ai krye disa eksperimente në Nanofabrikën e Stanfordit dhe bashkëpunoi me hulumtues të Departamentit Amerikan të Energjisë. Kështu ai arriti të gjente një mënyrë për të krijuar një shtresë të hollë prej diamantesh të vogla për ti vendosur mbi materiale si xhami. Ai gjithashtu licencoi patenta të tjera në lidhje me diamantet në 2014. Një vit më pas ai ishte i bindur se ka ardhur momentin për të promovuar teknologjinë e re.

Filloi të merrte pjesë nëpër konferenca, të jepte intervista e madje të punësonte COO Carl Shurboff i cili kishte shpenzuar 25 vite në role të ndryshme tek Motorola. Kishte ardhur momenti të hynte në treg për Khan.

Përpjekjet e Huawei për të shtënë duart mbi teknologjinë Amerikane

Në botën e smartfonëve, një ekran më rezistent është avantazh po aq kompetitiv sa edhe një procesor i shpejtë ap kamër e mirë. Kështu ka qenë që nga momenti kur Steve Jobs zgjodhi Corning për ta furnizuar me xhaame për iPhone e parë një dekadë më parë.

Njerëzit u çuditën kur një telefon me ekran mund të futej në xhep së bashku me çelësa dhe të nxirrej prej aty i pa-gërvishtur. Për tu përballu me Corning, Akhan duhej të binde prodhuesit më të mëdhenj në botë të smartfonëve si Apple, Samsung dhe Huawei se xhami prej diamanti ishte më i fortë se Gorilla Glass.

Në 2016-ën Akhan filloi të dërgonte mostrat e para një tek Samsung dhe një tek Huawei. Edhe përpara se Trump të vinte në pushtet kur akuzat ndaj Huawei do të shpërthenin, ky i fundit kishte krijuar përshtypje të këqija.

Në 2002 Cisco akuzoi kompaninë se kishte vjedhur kodin burimor të routerave. Motorola tha në 2010-ën se Huawei kishte shndërruar disa prej punonjësve të saj Kinezë në informatorë. Në 20202 Komiteti i Inteligjencës së Shtëpisë së Bardhë e cilësoi Huawei kërcënim për sigurinë kombëtare duke u kërkuar kompanive Amerikane të mos blejnë produktet e tyre.

Në 2012 nën presionin e qeverisë Amerikane, operatorët vendas refuzuan të blinin smartfonët e Huawei apo pajisjet e rrjeteve. Por pjesa tjetër e botës vazhdonte të blinte produktet e tyre duke zgjedhur të injorojnë paralajmërimet Amerikane.

Në të njëjtën kohë kompanitë teknologjike mund ti shisnin pjesë Huawei. Qualcomm është një prej furnizuesve kryesorë të Huawei. Micron dhe Intel gjithashtu. Prandaj për Akhan nuk përbën problem si dërgonte Huawei motra testimi. Një e-mail nga Huawei më 8 Gusht 2016 erdhi tek Akhan me një sens urgjence duke i kërkuar teknologji inovative që do të përmirësonin produktet e tyre.

Personi i cili kishte komunikuar me Akhan, Angel Han, më vonë gjatë hetimeve do të pretendonte se nuk njihte askë me emrin Akhan.

Në Shkurt të 2017-ës dy kompanitë arritën një marrëveshje. Akhan do të dërgonte dy motra të Miraj për Huawei në San Diego. Huawei kishte premtuar të rikthente pjesët brenda 60 ditësh dhe të mos aplikonte testime të cilat mund të dëmtojnë pjesët. Huawei duhej të bindej ligjeve Amerikane të eksportimit sepse veshja prej diamanti hyn në listën e monitorimit të armëve ngaqë mund të përdoret tek armës lazer.

LEXO EDHE:  5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

Khan shpresonte që të licenconte gjeneratën e parë të Miraj tek një prodhues i vetëm me premtimin e ekskluzivitetit. Sipas Khan Huawei ishte treguar interes të lartë dhe më 26 Mars 2018 Akhan i dërgoi një mostër të përmirësuar të xhamit. Khan ishte i entuziasmuar sepse një prej tre prodhuesve më të mëdhenj në botë po interesohej, të paktën në letër.

Shenjat e para të problemeve u shfaqen dy muaj me vonë kur Huawei nuk arriti dot të kthente në kohë pjesën. Kërkesat për rikthimin e menjëhershëm të produktit u injoruan. Përfaqësuesja e Huawei, Han i shkroi Akhan se gjatë testimeve standarde gjërat nuk kishin shkuar siç duhet dhe i kishte dërguar një foto me një gërvishtje të madhe në xham.

Problemet e para për Akhan

Më në një pako nga Huawei u shfaq më 2 Gusht. Shurboff mban mend kur e hapi. Ngjante me një pako të Akhan dërguar pak muaj më parë. Brenda kutisë ishte paketimi i zakonshëm që Akhan kishte bërë. Por mund të tregonte me të parën se diçka nuk kishte shkuar nga zhurma që bënte brenda paketimit.

Ai e dinte se paketimi nuk mund të dëmtohej dot gjatë transportimit. Përkundrazi ai besoi se Huawei është përpjekur ta presë xhamin për të parë sesi është ndërtuar nga Akhan. Atë moment ai mendoi: “Një kompani globale po përpiqet të vjedhë teknologjinë tonë. Çfarë do të bëjmë tani?”

Telefonata e parë që Shurboff bëri ishte për Khan. Ai më pas shkoi tek FBI-ja e cila kishte kultivuar një marrëdhënie me ta në përpjekje për të zbuluar vjedhjen e Huawei. Tetë muaj më parë një agjent special i Huawei kishte vizituar Akhan dhe i kishte thënë Shurboff se byroja synonte të edukonte startupet lokale për tu përballur me krimin kibernetik dhe të raportonin sa më parë. FBI po përpiqej të fitonte njohuri rreth përpjekjeve të Huawei për të marrë teknologjinë Amerikane i kishte thënë agjenti.

Biseda kishte ngjallur dyshime tek Shurboff. Gjatë Gushtit pasi kishin marrë xhamin e thyer nga Huawei, ai shkoi tek zyrat e FBI në Çikago ku po mbahet një seminar për atë që kishte biseduar agjenti. Shurboff dëgjoi prezantimin e një agjenteje ku thoshte se Huawei i ka vjedhur T-Mobile teknologjinë në 2012. Gjatë pushimit ju afrua agjentes dhe i tha se çfarë i kishte ndodhur Akhan.

Kompania e tij kishte prodhuar materialin edhe për semikonduktorët por edhe për përdorim ushtarak.

Historia e Shurboff mund të dukej e çuditshme për shumë por jo për FBI. Ata dëshironin menjëherë të dinin më shumë rreth ngjarjes. Ekzekutivët e Akhan u përfshin në thirrje të vazhdueshme telefonike dhe takime me FBI.

Dy agjentë të FBI morën pjesën e thyer dhe e dërguan në qendrën kërkimore të FBI-së. Një ekspert i FBI-së prezantoi Khan dhe Shurboff me gjetjet. Huawei kishte goditur xhamin me një lazer 100-kilovat, mjaftueshëm i fortë për tu përdorur si armë.

FBI-ja nis hetimet

Gjatë fundit të 2018-ës agjentët e FBI-së kërkuan nga Khan dhe Shurboff marrëveshje që kishin bërë me Huawei madje edhe kutinë që ishte rikthyer pjesa. FBI-ja gjithashtu kërkoi kontaktimin e Angel Han.

Më 10 Dhjetor agjentët dëgjuan tek Shurboff dhe Khan komunikuan me Khan duke e pyetur për thyerjen e xhamit. Çfarë ndodhi me testimet? Pse copëza i mungonin pjesës? Han tha se nuk kishte informacion nga pjesa kishte shkuar në Kinë dhe sjellë tek Akhan direkt. Kjo në vetvete ishte shkelje e rregullave të ITAR për armës, por Han nuk e kuptonte çfarë po thoshte. Në vend që të tërhiqej Han kërkoi të vazhdonte bisedimet për tu bërë konsumatori i parë i Akhan e madje kërkuan takim ballë më ballë në CES në Las Vegas. Madje premtoi të sillte një zyrtar të lartë të Huawei nga shenzen. Khan dhe Shurboff u shtangën, nuk e dinin çfarë po ndodhte.

LEXO EDHE:  Flagshipi i Huawei zbulohet tre ditë përpara debutimit

Ekzekutivët e Akhan erdhën në Las Vegas më 8 Janar. Ato përgatiten takimin me Han dhe kologun e saj në 3 të pasdites. Pritej që çdo gjë të shkonte sipas planit. Një agjente femër e FBI-së do të mbikëqyrte operacionin. FBI siguroi dhomën në Las Vegas ku CES po ndodhte.

Shurboff solli me vete edhe produktin për tu dukur sikur Akhan kishte marrë me qira një hapësirë. Më 9 Janar agjenti i FBI-së i dha ekzekutivëve të Akhan pajisje përgjimi.

Në orën tre ekzekutivët e Akhan mbërritën tek vendi i takimit. Han u shfaq në 3 e 20 minuta së bashku me një femër që e prezantoi si Jennifer Lo, një menaxhere furnizimi e Huawei në Kaliforni.

Katërshja bisedoi në një tavolinë në CES, ku Akhan dhe Shurboff duhej të qëndronin të qetë ndërsa po regjistrohej biseda në një restorant të mbipopulluar.

Ata shpresonin që Lo do të fliste më shumë rreth shkatërrimit të mostrës së Akhan si dhe pse Huawei ishte aq i interesuar rreth teknologjisë. Ajo e pranoi që pjesëza kishte shkuar në Kinë por sipas saj nuk përbën shkelje të ITAR. Ajo tha se Huawei e kishte kontrolluar dhe ishte në rregull me të. Ashtu si Han, edhe Lo tha se nuk kishte informacion për pjesën e dëmtuar. Ajo kishte ardhur aty për tu siguruar që Huawei do të ishte kompania e parë që përdor xhamin e Akhan.

Ajo tha se nëse Akhan refuzon bashkëpunimin, ajo mund të humbasë punën. Në ditët në vijim Khan mori lajme të pozitive. Gjatë një takimi në CES, Shurboff kishte hasur përfaqësuesi e një kompanie tjetër që mund të përdorte xhamin Miraj. Por si një agjent i FBI-së ai u largua prej tyre duke lënë bisedën në mes për tu rikthyer tek Huawei.

Tashmë konsumatori tjetër shqetësohet se Akhan po përpiqet të nisë një luftë për marrëveshjen më të mirë. Khan ishte i vendosur të mos e humbiste shansin.

Mëngjesin e datës 28 Janar FBI bastisi zyrat e Huawei në San Diego. Atë pasdite nuk u gjetën prova. Khan dhe Shurboff ende nuk e dinë sesi e gjitha kjo do të përfundojë.

Është e mundur që qeveria të mbyllë hetimet nëse nuk kanë mjaftueshëm informacion për të akuzuar Huawei. Prokurorët do të vendosin çfarë ndodh me Akhan. E gjitha kjo histori ngre një pyetje, a është sulmi i SHBA ndaj Huawei i bazuar në prova apo tek dëshira për të kapur në kurth kompaninë?

Në anën tjetër nëse qeveria arrin në përfundimin se Akhan është sulmuar, do të tregonte sesa larg ka shkuar kompania Kineze në vjedhjen e sekreteve tregtare Amerikane. “Kam besimin se ata po identifikojnë teknologjitë e rëndësishme për axhendën e tyre pavarësisht madhësisë apo statusit të bizneseve në fjalë. Mund të them se po na shënjestrojnë.” /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>