Lajmet

Ja sesi Google Maps ua bën jetën më të lehtë udhëtarëve me funksionin e ri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Qershor 2019
0
Në Tetor kompania filloi të pyesë përdoruesit të vlerësojnë udhëtimin e tyre nëse kanë udhëtuar gjatë orareve të pikë 6 am deri në 10 am. Ja sesi Google Maps ua bën jetën më të lehtë udhëtarëve me funksionin e ri

Google Maps po bëhet shumë më i dobishëm për udhëtarët. Kompania ditën e sotme lajmëroi disa përditësime të aplikacionit të hartave ku njëri ka të bëjë me vonesat e trafikut të autobusëve qytetas në më shumë qytete dhe një tjetër i cili tregon sesa i populluar është autobusi apo treni që dëshironi të merrni.

Ky i fundit me shumë gjasa është më interesanti ndër të dy sepse përfaqëson një teknikë parashikimi që Google e ka perfeksionuar prej mese gjysmë viti.

Në Tetor kompania filloi të pyesë përdoruesit të vlerësojnë udhëtimin e tyre nëse kanë udhëtuar gjatë orareve të pikë 6 am deri në 10 am.

Madje Google pyeste sesa ndenjëse ishin të disponueshme apo nëse kishte hapësirë vetëm për të qëndruar në këmbë për të identifikuar linjat më të ngarkuara.

Me kalimin e kohës këto të dhëna u modeluan në një funksion parashikimi i cili tregon udhëtarëve nëse një autobus ose tren është i mbipopulluar.

Buenos Aires dhe Sao Paulo ishin qytetet me linjat tranzit më të populluara. Google thotë se funksionet e reja do të jenë të disponueshme në mëse 200 qytete në mbarë botën si dhe në dy platformat më popullore mobile Android dhe iOS.

Funksionet aktivizohen automatikisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google adreson problemin e karikimit të shpejtë tek telefonët Pixel

Lajmet e fundit>