Harduer

Ja sesi Huawei P30 do të ngjajë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Mars 2019
0
Uebsajti së fundi flet edhe për një orë inteligjente, Huawei Watch GT Active e cila do të jepet falas për blerësit e P30 Pro. Ja sesi Huawei P30 do të ngjajë

Huawei ka premtuar një aktivitet më 26 Mars në Paris dhe insajderi i njohur i industrisë Evan Blass vuri re një uebsajt i cili zbulon pothuajse çdo gjë që dëshironi të dini rreth flagshipit të ardhshëm.

Huawei P30 ka katër kamera të pasme ku kryesori ka sensor 40-megapiksel me zmadhim hibrid 10X duke dyfishuar kapacitetin e P20 Pro me 5X.

Gjithashtu ka edhe disa detaje të tjera interesante. P30 Pro (versioni më i mirë) ka një kamër e cila prodhon foto edhe më cilësore në dritë të paktë. Ato kanë një modalitet video të quajtur “dual-view” i cili tregon dy prej katër kamerave në një ekran të ndarë ku mund të zgjidhni mes pamjeve me kënd të gjerë apo pamje të afërta.

Funksioni është i duhuri për të gjurmuar objektet në distancë që lëvizin shpejt. Uebsajti së fundi flet edhe për një orë inteligjente, Huawei Watch GT Active e cila do të jepet falas për blerësit e P30 Pro. Me shumë gjasa do të jetë një version më sportiv i Watch GT me sistemin operativ të Huawei dhe jo Google Wear OS. Teleofnët P30 do të zbulohen më 26 Mars në Paris.

LEXO EDHE:  Apple ka një problem të vërtetë me iPhone e rinj

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>