Lajmet

Ja sesi Huawei vodhi sekretet tregtare të operatorit Amerikan

Publikuar , 30 Janar 2019
0
Në Qershor të 2012 në një video konferencë, një inxhinier i Huawei kishte kërkuar nga punonjësit në SHBA specifika teknike, foto nga kënde të ndryshme dhe numra serialë të komponentëve. Ja sesi Huawei vodhi sekretet tregtare të operatorit Amerikan

Ditën e Hëne Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi akuza në drejtim të gjigandit Kinez të telekomunikacionit Huawei.

Qeveria Amerikane thotë se Huawei ka vjedhur sekrete tregtare nga operatori i tretë më i madh në vend T-Mobile.

Kjo ngjarje ka ndodhur mes Qershor 2012 dhe Shtator 2014. Kompania kishte tentuar të vidhte informacione rreth dizajnit të një roboti të T-Mobile me emrin “Tappy.”

Roboti nuk është lejuar të fotografohet dhe po mbahet nën masa të rrepta sigurie në laboratorët e T-Mobile në Uashington.

Detyra e Tappy është të testojë pajisje përpara se të dalin në treg. Me një krah robotik, ai prek ekranet e pajisjeve duke imituar njeriun që përdor një telefon ndërsa në të njëjtën kohë gjurmon probleme duke matur sesa kohë u duhet për të ta përfunduar si detyrë. Gjithashtu monitoron baterinë që harxhohet nga secila detyrë.

Tappy u shndërrua në një produkt i cili nxiste zili tek kompanitë e tjera mobile dhe vetëm punonjësit e T-Mobile janë lejuar ta operojnë.

Por një ditë kompania lejoi furnizuesit me telefonë të operojnë robotin përsa kohë nuk shkelin marrëveshjet e konfidencialitetit. Këto marrëveshje nuk lejonin punonjësit e tjerë të merrni foto, video apo informacion nga Tappy.

Nga ana tjetër Huawei China është raportuar se po ndërton robotin e saj të quajtur “xDeviceRobot” për qëllime testimi gjithashtu. Gjithashtu pajisjet e Huawei nuk dilnin mirë në testimet e T-Mobile Tappy.

Në Maj të 2012 Huawei i kërkoi T-Mobile të licenconte teknologjinë e Tappy por që nuk pranoi.

Atëherë nisi edhe fushata e Huawei për të vjedhur sekretet e dizajnit të Tappy.

Në Qershor të 2012 në një video konferencë, një inxhinier i Huawei kishte kërkuar nga punonjësit në SHBA specifika teknike, foto nga kënde të ndryshme dhe numra serialë të komponentëve.

LEXO EDHE:  Huawei vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë pavarësisht premtimit të Trump

Dy muaj më vonë T-Mobile i dha akses inxhinierëve të Huawei për të testuar telefonët e tyre përpara se ti nxirrnin në shitje. Ata inxhinierë filluan të pyesnin inxhinierët e T-Mobile për mënyrën e funksionimit të Tappy, të cilët nuk u përgjigjen.

Huawei vazhdoi të nxiste punonjësit të grumbullonin më shumë informacion nga T-Mobile për dizajnin e Tappy. Një prej inxhinierëve si njohur me inicialet si “A.X.” shkrepi dhe dërgoi disa foto të paautorizuara në Kinë dhe ata kërkuan më shumë.

Një drejtues i lartë i Huawei në SHBA i shkruante Huawei në Kinë se nuk mund të kërkonin më informacion nga T-Mobile rreth robotit.

T-Mobile zemërohet kur bëjmë pyetje shprehej inxhinieri me inicialet R.Y. një tjetër inxhinier, “F.W.” erdhi nga Kina dhe së bashku me homologun Amerikan u kapën duke bërë foto Tappy dhe u nxorën nga laboratori.

T-Mobile nga ajo ditë ndaloi hyrjen e punonjësve të Huawei në laborator por i lejoi vetëm A.X. akses.

Më pas në Maj të 2013-ës A.X. bëri një lëvizje të rrezikshme duke hequr krahun e Tappy dhe futur në çantë. Punonjësit e T-Mobile u konfrontuan me të. Ai e mohoi dhe atë natë së bashku me F.W. mati dhe fotografoi krahun. Ditën tjetër tha se kishte gjetur krahun e Tappy në çantën e tij. Në atë moment T-Mobile i revokoi akses edhe A.X. në laborator.

Por mund të mendoni se sabotimi mbaron këtu. Ja që nuk ndodhi kështu. Huawei u nervozua që punonjësit janë kapur në flagrancë. Një vit më parë Komiteti i Inteligjencës kishte publikuar një raport i cili thoshte se Huawei është kërcënim për sigurinë kombëtare.

Gjithashtu ishte paditur edhe nga Motorola dhe Cisco.

LEXO EDHE:  5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

Huawei tha për T-Mobile se A.X. dhe F.W. kishte vepruan në ndërgjegjen e tyre dhe ishin pushuar nga puna për veprimin. Më pas i dërgoi T-Mobile një raport të falsifikuar për ti treguar se nuk ishte kompania që ka orkestruar ngjarjet.

Një padi civile për incidentin e Tappy i dha T-Mobile 4.8 milionë dollarë. Sot Huawei ballafaqohet me 10 akuza në një gjykatës federale: konspiracion për vjedhjen e sekreteve tregtare, shtatë akuza për mashtrim dhe një për pengim të hetimeve.

Në 2013-ën kompania tha se incidenti ishte si rezultat i disa punonjësve që kishin sabotuar vetëm Huawei. Por Huawei China lançoi një politikë për dhënien e bonuseve për ata që vodhën informacion konfidencial nga konkurrentët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>