Ja se si

Çfarë duhet të dini dhe ja sesi të përdorni funksionin Instant Hostpot tek pajisjet Apple

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Funksioni Insant Hotspot mund të shndërrojë thuajse çdo pajisje Apple iOS me konektiviteti celular në një pikë aksesi wireless Çfarë duhet të dini dhe ja sesi të përdorni funksionin Instant Hostpot tek pajisjet Apple

Funksioni Insant Hotspot mund të shndërrojë thuajse çdo pajisje Apple iOS me konektiviteti celular në një pikë aksesi wireless personale për të gjitha pajisjet e Apple.

Duke përdorur një pajisje iOS i pikë aksesi wireless është shumë dobishme sidomos kur jeni duke udhëtuar ose nuk dëshironi të përdorni internetin.

Në vërtetë opsioni nuk ka nevojë për konfigurim për sa kohë pajisje tuaja përmbushin kriteret e kërkuar nga Apple për funksionin.

Gjithashtu lidhja me hotspotin është tejet e lehtë. Ja çfarë duhet të bëni:

Kriteret

Për të përdorur Instant Hotspot duhet të keni një pajisje iOS me një plan interneti celular aktiv. Pajisja duhet të ketë iOS 8.1 ose më shumë. Sipas Apple pajisjet që mund të ofrojnë hotspot janë:

  • iPhone 5 ose më i ri
  • iPad Pro ose më i ri
  • iPad 4 ose më i ri
  • iPad Air ose më i ri
  • iPad Mini ose më i ri

Natyrisht iPad në listë duhet të kenë Wi-Fi+Valë Celulare.

Këto janë pajisjet që mund të lidhen me hotspotin e krijuar nga modelet e lartpërmendura:

Konfigurimi

Nëse keni pajisje të cilat përmbushin kriteret e përmendura më lartë dhe të gjitha janë të lidhura me një llogari iCloud, konfigurimi është i kryer nga Apple në sfond. Ju nuk duhet të bëni asgjë.

  • Nëse keni problemi atëherë duhet të:
  • Ndizni Bluetooth tek pajisjet
  • Ndizni Wi-Fi tek pajisje
  • Kontrolloni llogaritë iCloud nëse janë të njëjtit
  • Të siguroheni se operatori celular lejon përdorimin e hotspoteve

Përdorimi i Instant Hotspot

Për të krijuar një lidhje në Mac, klikoni ikonën Wi-Fi në menunë lartë. Sapo lista të popullohet me rrjetet wireless aty do të vëreni edhe pajisjen tuaj iPhone ose iPad nën seksionin Personal Hotspot. Klikoni mbi të dhe automatikisht do të lidheni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush janë vendet që kanë lejuar dhe bllokuar Huawein?

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>