Ja se si

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Google Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Prill 2019
0
Rezultati është një shfletues me pamje të errët sikur të ishte në modalitetin Incognito. Ndërsa Google ka filluar aktivizimin e “Dark Mode” në Windows, kompania ende nuk e ka vënë në funksione plotësisht. Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Google Chrome

Chrome 74 zyrtarisht ka mbërritur tek përdoruesit e kompjuterëve Windows, Mac dhe Linux duke sjellë me vete edhe “Dark Mode” për përdoruesit e Windows 10-ës.

Kjo ndërfaqe është e disponueshme në macOS që prej muajit të kaluar me Chrome 73 ndërsa sot vjen edhe në Windows 10. Chrome automatikisht do të aktivizojë ndërfaqen e re nëse “Dark Mode” është i aktivizuar në Windows 10.

Rezultati është një shfletues me pamje të errët sikur të ishte në modalitetin Incognito. Ndërsa Google ka filluar aktivizimin e “Dark Mode” në Windows, kompania ende nuk e ka vënë në funksione plotësisht.

Dhe nëse nuk doni të prisni më gjatë atëherë ndiqni udhëzimet tona si mëposhtë:

  1. Gjeni shkurtesën e lançimit të shfletuesit Chrome dhe pasi të keni klikuar me të djathtën e mausit mbi të gjeni opsionin në fund “Properties.”
  2. Nën opsionin Target duhet të shtoni këto togfjalësha në fund të komandës: “–force-dark-mode” pa thonjëza.
  3. Hapni Chrome dhe “Dark Mode” duhet të jetë aktivizuar. Nëse zakonisht hapni Chrome nga taskbari atëherë duhet ta hiqni dhe ngjisni nga e para ikonën.

Me ndërfaqen e re “Dark Mode” edhe menutë dhe thuajse çdo element vizual i shfletuesit shndërrohet në të errët. Chrome 74 sjell edhe disa ndryshime të tjera të cilat nuk janë aq të dallueshme vizualisht. Për shembull janë çaktivizuar ose reduktuar ndjeshëm në Chrome e madje tashmë nuk lejon uebsajtet të dallojnë nëse po shfletoni në privat ose jo.

Chrome 74 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga sajti i Google ose nga menuja help > About Chrome direkt nga shfletuesi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk jep parashikimin se kur makinat do të bëhen plotësisht autonome

Lajmet e fundit>