Ja se si

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp në desktop

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Korrik 2020
0
Ndërsa përdoruesit e WhatsApp kanë pasur mundësi të provojnë dark mode në aplikacionet e tyre për ca kohë, tashmë e kanë si opsion edhe në aplikacionin desktop dhe ueb aplikacion. Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp në desktop

Dark Mode është një mrekulli e vërtetë që nga dita kur filloi të shndërrohej në trend. Ndërsa përdoruesit e WhatsApp kanë pasur mundësi të provojnë dark mode në aplikacionet e tyre për ca kohë, tashmë e kanë si opsion edhe në aplikacionin desktop dhe ueb aplikacion.

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp Web

  • Për filluar kyçuni në WhatsApp Web
  • Nëse është hera e parë që kyçeni atëherë duhet të kaloni nëpër procesin e verifikimit përmes kodit QR
  • Sapo të ketë përfunduar do të shfaqen bisedat
  • Klikoni tre pikat vertikale dhe shtypni opsionin Settings. Klikoni mbi Theme dhe aktivizoni opsionin Dark

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp Desktop

  • Nëse nuk e keni të instaluar aplikacionin atëherë mund ta shkarkoni në këtë lidhje
  • Do tu kërkohet e njëjta procedurë për të skanuar kodin QR
  • Pas të keni përfunduar qasjen në aplikacion klikoni mbi tre pikat horizontale dhe më pas opsionin Settings
  • Nën opsioni Theme përzgjidhni Dark /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacionet më të shkarkuara në Android dhe iOS gjatë 2019