Ja se si

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Korrik 2020
0
Nëse jeni përdorues i rregullt i saj në smarfon, mbase do të çuditeni po të mësoni se edhe Windows 10 e ka një opsion të tillë e madje prej vitesh. Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në Windows 10

Pajisjet Android dhe iOS ofrojnë temën e errët e ashtuquajtur “Dark Mode” e cila jo vetëm redukton presionin mbi shikimin por edhe kursen baterinë.

Nëse jeni përdorues i rregullt i saj në smarfon, mbase do të çuditeni po të mësoni se edhe Windows 10 e ka një opsion të tillë e madje prej vitesh. Në këtë artikull ju tregojmë sesi ta aktivizoni.

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në Windows

  1. Klikoni butonin Start dhe më pas ikonën Settings në formën e një ingranazhi
  2. Klikoni Personalization
  3. Në panelin anësor klikoni Colors. Aty do të gjeni dy opsione Dark Mode

  • Nën opsionin Choose your default Windows mode klikoni Dark. Ky opsion do të aktivizojë Dark Mode vetëm për pjesët bazike të Windows veçanërisht në taskbar dhe menunë Start
  • Nën opsionin Choose your default app mode klikoni Dark. Ky opsion ka një efekt më të gjerë dhe automatikisht do të aktivizojë Dark Mode në shumë aplikacione që e ofrojnë. /PCWorld Albanian
LEXO EDHE:  Çfarë është dhe si të përdornin opsionin Bcc gjatë dërgimit të e-maileve