Ja se si

Ja sesi të aktivizoni ose çaktivizoni sugjerimet e tekstit në Windows 10

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Sugjerimet e tekstit funksionojnë në të gjitha aplikacionet e Windows 10 dhe në Edge gjithashtu Ja sesi të aktivizoni ose çaktivizoni sugjerimet e tekstit në Windows 10

Ne jemi mësuar me sugjerimet tekst në sajë të tastierës së smartfonëve. Këto shkrime janë kursyes të vërtetë kohe. Por ato gjithashtu mund të jenë të bezdisshme nëse jeni duke përzier gjuhët.

Për fat të mirë, sugjerimet e tekstit në Windows 10 mund të aktivizohen ose të çaktivizohen me lehtësi, si për tastierat harduer ashtu edhe për softuerët.

Sugjerimet e tekstit funksionojnë në të gjitha aplikacionet e Windows 10 dhe në Edge gjithashtu. Ja hapat që duhet të ndiqni:

  1. Hapni Cilësimet e Windows 10.
  2. Klikoni në Pajisjet>Shkrimi.
  3. Shkoni tek seksioni tastiera Harduer. Ndryshoni Shfaq sugjerimet e tekstit ndërsa shkruaj në pozicionin On.
  4. Mund të zgjidhni gjithashtu të aktivizoni Korigjimi i fjalëve të gabuara ndërsa shkruaj në tastierën e harduerit dhe opsionet e tjera si Shto një hapësire pasi zgjedh një sugjerim teksti për tastierën harduer.
  5. Për të aktivizuar sugjerimet e tekstit në tastierën softuer, aktivizoni Shfaq sugjerimet e tekstit ndërsa shkruaj në tastierën softuer.

Sugjerimet e tekstit mbështeten nga Microsoft vetëm në tastierën e gjuhës angleze. Shkoni te Cilësimet> Ora & Gjuhët > Rajoni & gjuhët ​​dhe kontrolloni cilësimin.

Lajmet e fundit>