Ja se si

Ja sesi të aktivizoni përditësimet automatike të telefonit dhe aplikacioneve në iPhone

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Dhjetor 2019
0
Apple dhe zhvilluesit e kompanisë në mënyrë rutinore dërgojnë përditësime ku adresojnë probleme sigurie dhe prezantojnë veçori të reja. Ja sesi të aktivizoni përditësimet automatike të telefonit dhe aplikacioneve në iPhone

Përditësimet automatike janë esenciale për të mbajtur iPhone tuaj të sigurtë, shëndetshëm dhe me risitë më të fundit.

Apple dhe zhvilluesit e kompanisë në mënyrë rutinore dërgojnë përditësime ku adresojnë probleme sigurie dhe prezantojnë veçori të reja.

Lajmi i mirë është se përditësimet automatike mund të çaktivizohen. Por nëse e keni bërë dhe nuk e mbani mend si ti riaktivizoni atëherë ky udhëzues është për ju.

Ja sesi të aktivizoni përditësimet automatike

1. Startoni aplikacionin Settings

2. Klikoni General

3. Klikoni Software Update

4. Klikoni Automatic Updates

5. Aktivizoni përditësimet automatike duke tërhequr butonin në të djathtë

Ja sesi të aktivizoni përditësimet automatike për aplikacionet e iPhone

Një gjë e mirë është që përditësimet automatike ti mbani ndezur edhe për aplikacionet që të ketë funksionet më të fundit të tyre dhe të jenë njëkohësisht të sigurtë.

1. Startoni aplikacionin Settings

2. Klikoni iTunes & App Store

3. Në seksionin Automatic Downloads aktivizoni duke tërhequr butonit në të djathtë të funksionit App Updates. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 13.4 do të shndërrojë iPhone në një çelës makine