Ja se si

Ja sesi të aplikoni për regjistrim marke në e-Albania

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Gusht 2021
881 aplikime për regjistrimin e markës janë kryer gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ndërsa në platformë janë edhe 42 shërbime të tjera mbi pronësinë industriale dhe markën. Ja sesi të aplikoni për regjistrim marke në e-Albania

Të gjithë ata që kanë bërë një produkt, apo zotërojnë prej vitesh një biznes me një emër tregtar dhe nuk e kanë regjistruar ende markën kanë një mundësi për ta bërë këtë procedurë online, përmes platformës e-albania.

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj cila thotë se  Regjistrimi i markës kryhet në pak minuta përmes shërbimit në e-Albania: “Aplikim për regjistrim kombëtar të markës”.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13401

881 aplikime për regjistrimin e markës janë kryer gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ndërsa në platformë janë edhe 42 shërbime të tjera mbi pronësinë industriale dhe markën.

Dokumentacioni që ngarkohet nga aplikanti:

  • Autorizim i përfaqësimit (kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit). Kur aplikanti është i huaj autorizimi është i detyrueshëm.
  • Dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet;

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim të markës”;
  • Klikoni butonin” Përdor”;
  • Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin;
  • DPPI verifikon përputhshmërinë ligjore të kërkesës dhe përpilon aktin administrativ përkatës; Pas shqyrtimit dhe nëse kërkesa është në rregull, aplikanti pajiset me dokumentin përkatës në rrugë postare. Në të kundërt refuzohet kërkesa, duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail.

/Monitor

LEXO EDHE:  Galaxy S21 Ultra ka diçka që dy modeleve të tjera Galaxy S21 ju mungon